Shqipëria Postuar më 27 Dhjetor 2023, 12:28

Shqipëria, nën sulme kibernetike – AKSHI: Situata në faqet qeveritare është rikthyer në normalitet

Nga SCAN TV
Shqipëria, nën sulme kibernetike – AKSHI: Situata në

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) njofton se aktualisht gjendemi nën sulme massive kibernetike, të shpërndara të formatit ‘Distributed Denial-of-Service’ (DDoS) duke bllokuar rrjetin me tentativa ilegjitime aksesimi të faqeve publike.

Situata është rikthyer në normalitet pas rreth 60 minutash dhe faqet qeveritare janë sërish në funksion të plotë.

Sipas AKSHI, sulme të tilla nuk kanë asnjë lidhje me sigurinë e sistemeve dhe të dhënave në to, por vetëm me bllokimin e faqeve publike. Prej kohësh Shqipëria ka qenë nën vëmendjen maksimale të sulmuesve dhe keqbërësve kibernetikë.

AKSHI thekson se siguria kibernetike dhe e informacionit është një nga sfidat më të mëdha në epokën digjitale.

Identifikimi në kohë i kërcënimeve, reagimi i shpejtë, dhe forcimi i sigurisë është një proces kompleks i cili kërkon vëmendjen e duhur dhe marrje masash të përshtatura sipas kohës dhe mënyrës së sulmeve, rast pas rasti.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat