Emigrantët, gjithnjë e më shumë në bujqësi - Burimi më i madh i pasurisë dhe turpit të agrobiznesit europian

Megjithëse problemet që lidhen me punën e emigrantëve ndryshojnë midis vendeve, ka disa universale të tilla si pagat e tyre që janë më të ulëta se ato të premtuara dhe nën standarde, banesa të mbipopulluara pa kanalizime dhe shërbime bazë.
Në përgjithësi, emigrantët punojnë në fshat dhe bëjnë punët më të vështira, më të rrezikshme ose më pak të paguarat, ato që popullsia vendase refuzon të kryejë. Fenomeni i punës informale është i zakonshëm në bujqësi.
Pra, lind pyetja se çfarë i shtyn ata të pranojnë këto punë. Hulumtimet sociale në terren kanë zbuluar motivime të ndryshme. Këto përfshijnë pagat që, megjithëse të ulëta, janë shpesh më të larta se ato në vendin e origjinës së një punëtori emigrant.
Puna joformale është gjithashtu e zakonshme në bujqësi, që do të thotë se shpesh është burimi i vetëm i disponueshëm i punësimit për migrantët pa leje pune.
Përveç kësaj, disa disavantazhe strukturore e bëjnë të vështirë për punëtorët të protestojnë dhe të kërkojnë përmirësime. Këto mund të përfshijnë izolimin ose mosnjohjen e ligjeve dhe formave lokale të organizimit. Është gjithashtu, në shumë raste, rezultat i statusit të tyre të pasigurt të imigracionit, i cili kufizon të drejtat e tyre civile dhe politike dhe do të thotë se ata janë gjithmonë në rrezik dëbimi.
Bujqësia nuk është vetëm një shtyllë themelore e çdo ekonomie, por edhe e shoqërisë në tërësi. Rëndësia e saj shkon përtej vëllimit të biznesit që riprodhon: është sektori parësor nga i cili zhvillohet çdo sistem ekonomik.
Sipas të dhënave të Eurostat, 94.8% e bizneseve bujqësore në BE janë në pronësi familjare, por ato përdorin vetëm 17.6% të sipërfaqes totale të kultivuar. Pjesa tjetër prej 82.4% është në duart e bizneseve shumë më të mëdha, me 20 ose më shumë hektarë tokë. Vetëm midis 2005 dhe 2020, 1.4 milionë ferma familjare u zhdukën. Tendenca është e qartë: shumica e prodhimit bujqësor europian tani është në duart e kooperativave dhe korporatave të mëdha. Ato gjenden kryesisht në Spanjë dhe Itali, të cilat së bashku prodhojnë 45% të frutave dhe perimeve të freskëta të BE-së.
Fermerët – emigrantë vijnë kryesisht nga vende të afërta, më pak të pasura: afrikano-veriorë, rumunë dhe afrikanë subsaharianë në Itali, i njëjti grup së bashku me amerikanët latinë në Spanjë, shqiptarët dhe aziatikët në Greqi, rumunët dhe evropianët e tjerë të Europës Lindore në Gjermani, ukrainasit në Poloni dhe kështu me radhë.
Qeveria greke vetëm javën e kaluar njoftoi planet për të dhënë leje qëndrimi për 30.000 punëtorë migrantë në një përpjekje për të trajtuar mungesën e fuqisë punëtore në vend. Megjithëse masa do t'i bëjë disa punëtorë migrantë më pak të cenueshëm, ajo fokusohet kryesisht në mbrojtjen e ekonomisë kombëtare të Greqisë, në vend që të përmirësojë të drejtat e emigrantëve.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kërcënimi mbi alpe, koha e skive po mbaron! - Industria 30 miliardë dollarësh, “viktimë” e ndryshimeve klimatike
Pavarësisht parashikimeve të reshjeve të dëborës dhe ndryshimit të motit që në fillim të vjeshtës në disa pjesë të Europës, modeli i viteve të fundit të shiut......

Cilat janë 5 zgjedhjet elektorale që do të formësojnë Europën në vitin 2024?!
Në qershor, zgjedhjet më të mëdha ndërkufitare në botë do të zhvillohen kur më shumë se 400 milionë njerëz pritet të votojnë në zgjedhjet europiane. Por me......

Stuhia Gerrit ndërpret trenat dhe fluturimet në Mbretërinë e Bashkuar
Udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar po paralajmërohen për kushtet e rrezikshme të vozitjes dhe ndërprerjet e transportit hekurudhor dhe ajror pasi stuhia Gerrit......

MFE njofton nisjen e aplikimeve për programet e strehimit social që financohen nga buxheti i shtetit!
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hapur procedurat e aplikimeve për programet e strehimit social, të cilat do të financohen nga buxheti i shtetit në vitet......

Transparenca në industrinë nxjerrëse - Miratohet granti 700 mijë USD për EITI Shqipëri, përmirësim aksesit në të dhëna
Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim ka akorduar një grant prej 700 mijë dollarë për Nismën për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse në Shqipëri, që......

Shqipëria, nën sulme kibernetike – AKSHI: Situata në faqet qeveritare është rikthyer në normalitet
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) njofton se aktualisht gjendemi nën sulme massive kibernetike, të shpërndara të formatit ‘Distributed......

Komiteti parlamentar turk jep miratimin për anëtarësimin e Suedisë në NATO!
Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Turk dha pëlqimin e tij për ofertën e Suedisë për t'u bashkuar me NATO-n, duke e afruar vendin nordik më parë të......

Aksionet kryesore europiane në vitin 2023: Cilat kompani u rritën mbi 100%?
Indeksi Euro Stoxx 50, një pikë referimi kyç për gjigantët e korporatave të Europës, ka parë një rritje mbresëlënëse prej 19% nga viti në ditë, duke u......