Bota Postuar më 28 Dhjetor 2023, 10:30

SHBA i rikthehet shfrytëzimit të punës së fëmijëve - Mes krizës ekonomike, puna e paligjshme dhe e lirë e fëmijëve është rritur me 88%

Nga SCAN TV
SHBA i rikthehet shfrytëzimit të punës së fëmijëve

Kanë kaluar 85 vjet që kur Akti i Standardeve të Drejta të Punës u miratua në SHBA, duke vendosur kufizime të rrepta ndër të tjera dhe për punën e fëmijëve. 14 vjeç është mosha minimale për profesionet intensive të punës, me përjashtim të bujqësisë. Gjithashtu kufizohet dhe numri i orëve që mund të punojnë të miturit nën 16 vjeç dhe ndalon punësimin e adoleshentëve në çdo profesion që konsiderohet i rrezikshëm. Megjithatë, gjatë 2023 – shit këto dispozita duket se janë harruar.

Mes rritjes së normave të interesit, presioneve inflacioniste - të cilat kanë shtyrë shumë familje në varfëri - pasigurisë së energjisë dhe një tregu të ngushtë pune pas pandemisë, gjithnjë e më shumë punëdhënës janë kthyer nga puna e paligjshme dhe të lirë të fëmijëve.

Në vitin fiskal 2023, Departamenti Amerikan i Punës regjistroi 5792 raste të punësimit të të miturve në kundërshtim me ligjet e punës së fëmijëve. Kjo është një rritje prej 88% nga viti 2019, para pandemisë, por edhe niveli më i lartë në gati dy dekada. Shkeljet nuk ishin vetëm në zona të largëta rurale apo biznese të vogla. Kontrollet e këtij viti zbuluan se 14-vjeçarët punonin në pikat e fast food - it më shumë orë në ditë ose javë sesa lejon ligji.

Me 955 hetime të përfunduara për vitin fiskal 2023, gjobat e vendosura nga Departamenti i Punës arritën në 8 milionë dollarë, 83% më shumë nga viti në vit. Shuma maksimale e gjobës, sipas ligjeve aktuale, është 15.138 dollarë për fëmijë. Më shumë se 800 hetime për punën e paligjshme të fëmijëve janë në proces. Por, pasqyra reale në tregun e punës vlerësohet të jetë edhe më e keqe.

Një hetim i ‘Nju York Times’ në fillim të 2023 kishte dokumentuar tashmë të mitur emigrantë - shumë fëmijë të pashoqëruar - duke u futur në thasë gruri në një fabrikë në Miçigan. Administrata Biden ka njoftuar prej muajsh masa shtesë për të goditur shkeljet e punës së fëmijëve, me krijimin e një task force speciale.

Por një numër në rritje i shteteve në SHBA kanë filluar të "tejmbushin" kuadrin ligjor për punën e fëmijëve. Ata po bëjnë presion për të liruar ligjet e punës së fëmijëve në të paktën 16 shtete. Procedurat përkatëse janë në vazhdim në tetë prej tyre. Në përgjithësi, ato synojnë të heqin kufizimet në orët dhe vendet e punës për të miturit nga mosha 14 deri në 17 vjeç.

Pothuajse 1 në 10 fëmijë janë subjekt i punës së fëmijëve në mbarë botën, disa të detyruar të kryejnë punë të rrezikshme

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat