Përmbytje masive në Holandë, Gjermani dhe Norvegji – Ekspertët: Më e keqja nuk ka ardhur ende!

Nivelet e lumenjtëve vazhduan të rriten në Holandë të mërkurën, duke shkaktuar përmbytje në disa pjesë të vendit.
Nivelet e larta të ujit në lumenjtë holandez do të shkaktojnë shqetësime në ditët në vijim, me ekspertët që parashikojnë se kulmi i përmbytjeve do të ndodhë më 28 dhjetor.
Në zonat e prekura, u ndërtuan prita të përkohshme me thasë të mëdhenj rëre për të kontrolluar rrjedhën e ujit. "Uji i lartë shkakton shqetësim në pjesë të ndryshme të vendit. Ne po monitorojmë nga afër situatën dhe po marrim masa aty ku është e nevojshme," tha Mark Rutte, Kryeministri i Holandës më 26 dhjetor.
“I uroj shumë forcë të gjithëve në Holandë që po përballen me pasojat e pakëndshme të reshjeve të mëdha”.
Fermerët në Holandë kanë paralajmëruar se kushtet e këqija të motit mund të ndikojnë në korrjen e patateve dhe panxhar sheqerit.
Në Gjermaninë fqinje, disa stuhi radhazi nënkuptuan shira të dendur në tokë tashmë të lagur.
Situata në zonat e përmbytura në veri të vendit mbetet e pasigurt, ndonëse meteorologët thonë se kulmi është kaluar.
Pranë Bremenit, lumi Weser ka dalë nga brigjet e tij - disa shtëpi dhe ferma në buzë të qytetit-shtetit janë përmbytur.
Situata është po aq e rëndë edhe në Norvegji. Shumë qytete janë në gatishmëri pasi reshjet e dendura të borës i kanë lënë rrugët tejet të rrëshqitshme dhe të rrezikshme, duke shkaktuar disa aksidente trafiku dhe të lënduar.
Stuhia Henk parashikohet të godasë Irlandën dhe pjesën më të madhe të Britanisë së Madhe të shtunën, me mot ekstrem që shkon përtej Detit të Veriut dhe do të arrijë në Skandinavinë jugore të dielën në mëngjes.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Turqia rrit pagën minimale me gati 50%!
Qeveria e Turqisë do të rrisë pagën minimale me gati gjysmën në 17,002 ₺ (520 €) në muaj vitin e ardhshëm, për të kompensuar inflacionin në rritje në vend,......

Prezantohet Shërbëtori Publik i Inteligjencës Artificiale – Rama: Brenda vitit 2024 do të jetë "live" edhe Asistenti Virtual 2.0
Gjatë ditës së sotme është prezantuar Shërbëtori Publik i Inteligjencës Artificiale, Asistenti Virtual 1.0 i çdo qytetari në e-Albania. Kryeministri Rama ka......

Dobësohet Dollari amerikan ndërsa valutat e tjera rikuperojnë pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar një zbritje të ndjeshme këtë mëngjes duke humbur pikët e fituara gjatë kësaj jave teksa është blerë këtë mëngjes me 92.6 lekë......

Cilat vende tërheqin më shumë talente? - Rajonet europiane dominojnë 25 vendet e para!
Zvicra, Singapori dhe Shtetet e Bashkuara janë në pozita të spikatura në tërheqjen dhe edukimin e talenteve, sipas Indeksit Global të Konkurrencës së Talenteve......

Avancon hekurudha Vorë-Hani i Hotit - BERZH hap tenderin për rishikimin dhe përgatitjen e projektit
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur fazën e parë të tenderit për rishikimin dhe përgatitjen e projektit për linjën hekurudhore Vorë – Hani i......

Inteligjenca Artificiale, Shqipëria më pranë BE - AKSHI hap tenderin 2,7 mln euro për harmonizimin e ligjeve me standardet e BE
Vendi ynë është aktualisht në procesin e përgatitjes së negociatave për t'u bërë anëtare e BE-së dhe për këtë arsye ka detyrimin të harmonizojë kuadrin e saj......

Si do të festohet viti i ri në qytetet shqiptare? - Ekspertja e turizmit Brunilda Liçaj zbulon trendet e fundit
Festat sjellin gjithmonë një atmoferë të gëzueshme. Nata e ndërrimit të viteve festohet nga të gjithë shqiptarët pavarësisht besimeve festare, duke mbledhuar e......

Shqetësimet për rezervat ushqimore - Cilat produkte do të kenë prodhim problematik në 2024?
Çmimet e larta të ushqimeve në vitet e fundit kanë shtyrë fermerët në mbarë botën të mbjellin më shumë drithëra dhe farëra vajore, por tregu pritet të jetë në......