Shqipëria Postuar më 28 Dhjetor 2023, 10:52

Avancon hekurudha Vorë-Hani i Hotit - BERZH hap tenderin për rishikimin dhe përgatitjen e projektit

Nga SCAN TV
Avancon hekurudha Vorë-Hani i Hotit - BERZH hap tenderin për

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur fazën e parë të tenderit për rishikimin dhe përgatitjen e projektit për linjën hekurudhore Vorë – Hani i Hotit. Konsulentët që do të shfaqin interes për të marrë pjesë në këtë procedurë do të duhet të realizojnë edhe rishikimin e dezajnit, mbështetjen e prokurimit, monitorimin, kontrollin dhe raportimin.

Procedura do të rrijë e hapur deri në datën 31 janar 2024 dhe do të kryhet përmes sitemit elektronik të prokurimit të BERZH. Ndërkaq, për vitin 2024 qeveria ka akorduar një buxhet fillestar për zbatimin e projektit.

Kosto totale e projektit përllogaritet në 39.25 mld lekë, teksa financimi nga buxheti për vitin që vjen arrin në 340 mln lekë, nga të cilat 170 mln lekë janë grant. Struktura e financimit për këtë projekt përbeht nga një grant i akorduar nga Bashkimi Evropian përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe një kredie që ndahet midis Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane të Investimeve.

Linja hekurudhore Vorë – Hani i Hotit ka një gjatësi prej rreth 120 km dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga jugu në veri. Ajo lidh qytetet e Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut, ndërsa kalon kufirin shtetëror Shqipëri/Mal i Zi në Hanin e Hotit.

Sipas dokumentit të projektit të zbatimit, nevoja për rehabilimin e saj ësht e madhe, pasi infrastruktura e trasesë është përkeqësuar për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, teksa shpejtësia maksimale e lëvizjes së trenave është rreth 40 km/orë, dhe në pjesë të caktuara është më e ulët se 20 km/orë. Po ashtu, sistemi i sinjalizimit është pothuajse inekzistent. Ndërkaq, projekti i hartuar për rehabilitimin e kësaj linje hekurudhore do mundësojë lëvizjen e trenave me shpejtësi 120 km/orë.

Ola Mitre / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat