Prezantohet Shërbëtori Publik i Inteligjencës Artificiale – Rama: Brenda vitit 2024 do të jetë "live" edhe Asistenti Virtual 2.0

Gjatë ditës së sotme është prezantuar Shërbëtori Publik i Inteligjencës Artificiale, Asistenti Virtual 1.0 i çdo qytetari në e-Albania.
Kryeministri Rama ka deklaruar se shërbëtori publik do të jetë në dispozicion të çdo qytetari në 24 orë të ditës për marrjen e shërbimeve në e-Albania. Kryeministri gjithashtu theksoi se brenda vitit 2024 do të jetë "drejtpërdrejtë" edhe Asistenti Virtual 2.0, i cili do të shfaqet edhe me zë e me figurë dhe do ta bëjë vetë të gjithë procesin e aplikimit për llogari të qytetarit.
“Moment i rëndësishëm i komunikimit mes qytetarëve dhe të gjitha institucioneve në funksion të shërbimeve. Është një shembull kuptimplotë i një epoke të re që ka përfshirë të gjithë botën dhe në të cilën ne duam të bëjmë gjithçka, për të shfrytëzuar potencialin e jashtëzakonshëm të inteligjencës artificiale në funksion të cilësisë së shërbimeve, transparencës së vendimmarrjeve, pastërtisë të gjithë proceseve të brendshme të institucioneve shtetërore në funksion të lehtësimit të jashtëzakonshëm të procedurave për qytetarët dhe sipërmarrjen dhe në funksion të modernizimit tërësor të gjithë ngrehinës sonë shtetërore”, tha Rama.
“Në vigjilje të vitit të ri do vëmë në shërbim të qytetarëve një shërbëtor publik, një asistent i cili do jetë në dispozicion në çdo orë të ditës dhe natës pavarësisht ditëve të punës apo pushimit për t’i ndihmuar qytetarët që në ndërveprimin me e-Albania të marrin shërbimin e tyre pa pasur nevojë për ndihmë tjetër", u shpreh Kryeministri.
SCAN
Sondazh

Dobësohet Dollari amerikan ndërsa valutat e tjera rikuperojnë pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar një zbritje të ndjeshme këtë mëngjes duke humbur pikët e fituara gjatë kësaj jave teksa është blerë këtë mëngjes me 92.6 lekë......

Cilat vende tërheqin më shumë talente? - Rajonet europiane dominojnë 25 vendet e para!
Zvicra, Singapori dhe Shtetet e Bashkuara janë në pozita të spikatura në tërheqjen dhe edukimin e talenteve, sipas Indeksit Global të Konkurrencës së Talenteve......

Avancon hekurudha Vorë-Hani i Hotit - BERZH hap tenderin për rishikimin dhe përgatitjen e projektit
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur fazën e parë të tenderit për rishikimin dhe përgatitjen e projektit për linjën hekurudhore Vorë – Hani i......

Inteligjenca Artificiale, Shqipëria më pranë BE - AKSHI hap tenderin 2,7 mln euro për harmonizimin e ligjeve me standardet e BE
Vendi ynë është aktualisht në procesin e përgatitjes së negociatave për t'u bërë anëtare e BE-së dhe për këtë arsye ka detyrimin të harmonizojë kuadrin e saj......

Si do të festohet viti i ri në qytetet shqiptare? - Ekspertja e turizmit Brunilda Liçaj zbulon trendet e fundit
Festat sjellin gjithmonë një atmoferë të gëzueshme. Nata e ndërrimit të viteve festohet nga të gjithë shqiptarët pavarësisht besimeve festare, duke mbledhuar e......

Shqetësimet për rezervat ushqimore - Cilat produkte do të kenë prodhim problematik në 2024?
Çmimet e larta të ushqimeve në vitet e fundit kanë shtyrë fermerët në mbarë botën të mbjellin më shumë drithëra dhe farëra vajore, por tregu pritet të jetë në......

SHBA i rikthehet shfrytëzimit të punës së fëmijëve - Mes krizës ekonomike, puna e paligjshme dhe e lirë e fëmijëve është rritur me 88%
Kanë kaluar 85 vjet që kur Akti i Standardeve të Drejta të Punës u miratua në SHBA, duke vendosur kufizime të rrepta ndër të tjera dhe për punën e fëmijëve. 14......

Gjermanët, më shumë leje mjekësore nga puna - Arsyet janë problemet psikologjike dhe çrregullimet e sjelljes
Punonjësit në Gjermani kaluan 130 milionë ditë në leje për arsye mjekësore vitin e kaluar për shkak të problemeve psikologjike dhe çrregullimeve të sjelljes.......