Më pak kreditim për ekonominë në nëntor - Shkaktare, huamarrja në valutë. Biznesi largohet më shumë nga kredia në euro
Muaji nëntor ka thelluar më tendencën tendencën rënëse të kreditimit për ekonominë që ka shoqëruar ecurinë e financimit të sektorit privat nga ana e sistemit bankar përgjatë gjithë vitit. Banka e Shqipërisë sapo ka publikuar treguesit e Kredisë për ekonominë për mujin nëntor, ku shënohet një rënie e dukshme e treguesve.
Nga 730,3 miliardë lekë në tetor, kredia për ekonominë ka rënë në 722,2 miliardë në fund të nëntorit. Më e ndjeshme është rënia e kredisë për biznesin, apo kredia për korporatat e tjera jofinanciare.
Nga 412 miliardë lekë në tetor, kredia për sektorin privat rezulton 405,8 miliardë lekë në nëntor, me thuasje 1.7%. rënia është shumë e fortë krahasuar me të njjtin muaj të vitit të kaluar, me rreth 3.2%. rënia ka ardhur dukshëm për shkak të frenimit të fortë që ka shënuar kreditimi në monedhën e përbashkët evropiane.
Nga ekuivalenti prej 220,6 miliardë lekësh në tetor, kredia në valutë është tkurrur në 211,1 miliardë lekë në nëntor. Ka qenë rritja e kredisë në lekë për biznesin ajo që ka amortizuar disi këtë rënia kaq të fortë. Kredia në lekë, nga 191,3 miliardë në tetor, është rritur në194,7 miliardë në nëtor.
Kredia për biznese ka ndjekur një trend ngadalësues prej fillimit të vitit 2023, trend i cili u përshpejtua në tremujorin e tretë dhe të katërt. Rritja vjetore në tremujorin e tretë ishte 3%, rreth gjysma e asaj të shënuar në pjesën e parë të vitit, por në rënie edhe më të fortë në tremujorin e tretë. Arsyeja kryesore pas kësaj ecurie është përmirësimi i likuiditetit të bizneseve në pasqyrim të rritjes së vazhduar të kërkesës së brendshme dhe rritjes së fortë të kërkesës së huaj, kryesisht për turizëm. Të dhënat tregojnë se bizneset kanë shlyer një pjesë të mirë të portofolit të tyre të kredisë për kapital qarkullues.
Në muajin shtator, kredia për këtë qëllim u tkurr me 1.7%. Një tendencë tjetër e vërejtur gjatë vitit 2023, ishte zhvendosja e portofolit të kredisë për biznese nga kredia në valutë – kryesisht euro – në kredi në lekë. Kjo zhvendosje është motivuar nga diferenca në rënie midis interesave në lekë dhe atyre në euro, por edhe nga mbiçmimi i kursit të këmbimit. Në fund të muajit shtator, kredia në valutë ishte 1.3% më pak se një vit më parë, tendencë që është thelluar ndjeshëm në muajin e parafundit të vitit.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Më shumë depozita në lekë, më pak në valutë - Nëntor, tkurren depozitat në sistemin bankar. 10 miliardë lekë më pak se tetori
Pasi kishin njohur rritje që nga vera e këtij viti, depozitat në sistemin tonë bankar i janë rikthyer rënies në nënto në nëntor. Po në të kundërt të pjesës......

Përmbytje masive në Holandë, Gjermani dhe Norvegji – Ekspertët: Më e keqja nuk ka ardhur ende!
Nivelet e lumenjtëve vazhduan të rriten në Holandë të mërkurën, duke shkaktuar përmbytje në disa pjesë të vendit. Nivelet e larta të ujit në lumenjtë......

Turqia rrit pagën minimale me gati 50%!
Qeveria e Turqisë do të rrisë pagën minimale me gati gjysmën në 17,002 ₺ (520 €) në muaj vitin e ardhshëm, për të kompensuar inflacionin në rritje në vend,......

Prezantohet Shërbëtori Publik i Inteligjencës Artificiale – Rama: Brenda vitit 2024 do të jetë "live" edhe Asistenti Virtual 2.0
Gjatë ditës së sotme është prezantuar Shërbëtori Publik i Inteligjencës Artificiale, Asistenti Virtual 1.0 i çdo qytetari në e-Albania. Kryeministri Rama ka......

Dobësohet Dollari amerikan ndërsa valutat e tjera rikuperojnë pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar një zbritje të ndjeshme këtë mëngjes duke humbur pikët e fituara gjatë kësaj jave teksa është blerë këtë mëngjes me 92.6 lekë......

Cilat vende tërheqin më shumë talente? - Rajonet europiane dominojnë 25 vendet e para!
Zvicra, Singapori dhe Shtetet e Bashkuara janë në pozita të spikatura në tërheqjen dhe edukimin e talenteve, sipas Indeksit Global të Konkurrencës së Talenteve......

Avancon hekurudha Vorë-Hani i Hotit - BERZH hap tenderin për rishikimin dhe përgatitjen e projektit
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur fazën e parë të tenderit për rishikimin dhe përgatitjen e projektit për linjën hekurudhore Vorë – Hani i......

Inteligjenca Artificiale, Shqipëria më pranë BE - AKSHI hap tenderin 2,7 mln euro për harmonizimin e ligjeve me standardet e BE
Vendi ynë është aktualisht në procesin e përgatitjes së negociatave për t'u bërë anëtare e BE-së dhe për këtë arsye ka detyrimin të harmonizojë kuadrin e saj......