Nënshkruhen marrëveshjet e financimit: Gjermania dhe BE-ja mbështesin Transportin e Gjelbër në Tiranë!

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtoresha e KfW në Shqipëri, Brit Horschke nënshkruan Marrëveshjet e Financimit për Projektin e Transportit të Gjelbër në Tiranë në vlerën 50 milionë Euro hua, dhënë nga Qeveria Gjermane nëpërmjet Bankës për Zhvillim KfW, si dhe një grant prej 31.2 milionë Euro, i akorduar nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) për këtë qëllim. Kostoja totale e parashikuar e projektit është 110.37 milionë euro ndërsa pjesa tjetër e financimit do të mbulohet nga Bashkia e Tiranës, në vlerën 29.17 milionë Euro.
Sipas njoftimit projekti përfshin zbatimin e një sistemi tranziti të shpejtë me autobus (Bus-Rapid Transit-BRT), duke përdorur autobusë me bateri-elektrikë në tre linja transporti në Tiranë (Unaza, Tirana e Re, Kombinat-Kinostudio). Qëllimi i projektit është përmirësimi i ofrimit të shërbimeve në transportin publik si dhe reduktimi i emetimeve të CO2. Kjo për të kontribuar në mbrojtjen e klimës dhe mjedisit, si dhe përmirësimin e efikasitetit të energjisë.
Nëpërmjet këtij projekti synohet:
- Garantimi i një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme, miqësore me mjedisin, si dhe me kosto të pranueshme në raport me sistemet e tjera me kapacitet të lartë të transportit.
- Zgjerimi dhe shtrirja e rrjetit të transportit publik, rritja e përdorueshmërisë së tij, si edhe po ashtu rritja e efektivitetit në shërbimin e transportit.
- Reduktimi i ndotjes mjedisore;
- Reduktimi me 20% i kohës së udhëtimit;
- Rritja e shpejtësisë së lëvizjes në linjat e reja të transportit, falë sistemit të korsive të dedikuara dhe mënyrës së menaxhimit.
Projekti vjen në kuadër të masave të ndërmarra nga Qeveria për arritjen e objektivave për zhvillimin e qëndrueshëm dhe në mbrojtje të klimës dhe parashikohet të përfundojë implementimin në fund të vitit 2029.
E . S / SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Më pak kreditim për ekonominë në nëntor - Shkaktare, huamarrja në valutë. Biznesi largohet më shumë nga kredia në euro
Muaji nëntor ka thelluar më tendencën tendencën rënëse të kreditimit për ekonominë që ka shoqëruar ecurinë e financimit të sektorit privat nga ana e sistemit......

Më shumë depozita në lekë, më pak në valutë - Nëntor, tkurren depozitat në sistemin bankar. 10 miliardë lekë më pak se tetori
Pasi kishin njohur rritje që nga vera e këtij viti, depozitat në sistemin tonë bankar i janë rikthyer rënies në nënto në nëntor. Po në të kundërt të pjesës......

Përmbytje masive në Holandë, Gjermani dhe Norvegji – Ekspertët: Më e keqja nuk ka ardhur ende!
Nivelet e lumenjtëve vazhduan të rriten në Holandë të mërkurën, duke shkaktuar përmbytje në disa pjesë të vendit. Nivelet e larta të ujit në lumenjtë......

Turqia rrit pagën minimale me gati 50%!
Qeveria e Turqisë do të rrisë pagën minimale me gati gjysmën në 17,002 ₺ (520 €) në muaj vitin e ardhshëm, për të kompensuar inflacionin në rritje në vend,......

Prezantohet Shërbëtori Publik i Inteligjencës Artificiale – Rama: Brenda vitit 2024 do të jetë "live" edhe Asistenti Virtual 2.0
Gjatë ditës së sotme është prezantuar Shërbëtori Publik i Inteligjencës Artificiale, Asistenti Virtual 1.0 i çdo qytetari në e-Albania. Kryeministri Rama ka......

Dobësohet Dollari amerikan ndërsa valutat e tjera rikuperojnë pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar një zbritje të ndjeshme këtë mëngjes duke humbur pikët e fituara gjatë kësaj jave teksa është blerë këtë mëngjes me 92.6 lekë......

Cilat vende tërheqin më shumë talente? - Rajonet europiane dominojnë 25 vendet e para!
Zvicra, Singapori dhe Shtetet e Bashkuara janë në pozita të spikatura në tërheqjen dhe edukimin e talenteve, sipas Indeksit Global të Konkurrencës së Talenteve......

Avancon hekurudha Vorë-Hani i Hotit - BERZH hap tenderin për rishikimin dhe përgatitjen e projektit
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur fazën e parë të tenderit për rishikimin dhe përgatitjen e projektit për linjën hekurudhore Vorë – Hani i......