Matës inteligjentë për energjinë elektrike - Hapet tenderi 120 mln lekë. Ja rajonet ku do të instalohen

462 kabina dhe 1622 konsumatorë privatë do të pajisen me matës inteligjentë të energjisë elektrike, duke synuar përmirësimin e sitemit të matjes dhe uljen e humbjeve. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, pjesë e OSHEE Group ka hapur tenderin me fond limit prej rreth 120 mln lekë, duke specifikuar dhe rajonet që do të përfshihen në investim. Sipas dokumenteve shoqërues, instalimi i matësve inteligjentë në kabinat e tensionit të mesëm dhe të ulët do të bëhet në rajonin Shkodër, Tiranë dhe Vlorë.
Ndërkohë që, te konsumatorët fundorë privatë do të bëhet në rajonet Shkodër, Durrës dhe Vlorë. Deri më tani OSSH la realizuar instalimin ematësve inteligjentë në një numër kabinash të tensionit të mesëm dhe të ulët, teksa në rajonin e Tiranës ky proces është shtrirë edhe në konsumatorët fundorë që dalin nga nënstacioni i Kasharit.
Sipas një studimi të Entit Rregullator të Energjisë mbi këtë projekt pilot të zhvilluar në zonë e Kasharit, rezultoi se këta matës mundësuan reduktimin e humbjeve në shpërndarje të energjisë elektrike të asaj zone përgjegjësie, duke shkuar në nivelin e standardeve dhe normave të lejuara në rreth 7,5 %.
Ndërkaq, teksa vlerësoi mundësitë që ofron sistemi i matjes Smart, ERE nxorri në pah përfitimet që vijnë për konsumatorët. “Nëse instalimi i Matësave inteligjentë çon në një reduktim të konsumit të energjisë elektrike, ai do të rrisë të ardhurat e disponueshme të konsumatorit, të cilat më pas mund të përdoren për të blerë mallra ose shërbime të tjera që kërkojnë energji”, - thuhej ndër të tjera në studim.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Garantimi i energjisë për festa - OSHEE, Miti: Plan masash për furnizimin pa ndërprerje. Mbi 1400 punonjës, në terren
Teksa kërkesa për energji elektrike në ditët e fundit të vitit rritet, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hartuar planin e masave, i cili synon......

Pakësohen huatë për banesa në euro, preferohen në lekë - Nëntor, vijon zhvendosja e kredive nga monedha evropiane në monedhën kombëtare
Nëntori ka theksuar më tej tendencën e zhvendosjes së kredive për blerje pasurish të paluajtshme të individëve nga euro në lekë. Banka e Shqipërisë raporton......

Restorantet u shpallin “luftë” klientëve - “Jo më pjata që mund të ndahen mes disa personave, vetëm racione teke”
Gjithnjë e më shumë klientë po zgjedhin të ndajnë meze dhe ushqime në restorante, veçanërisht me rritjen e çmimeve të ushqimeve. Nga ana e tyre, sigurisht,......

Janar-nëntor, shqiptarët paguan 200 milionë euro sigurime - Rritet me 8% volumi i arkëtimeve të kompanive, 1.3 milionë kontrata në total
Për 11 muajt e këtij viti, shqiptarët kanë paguar në total për të siguruar jetën, shëndetin, pronat, e veccanërisht makinat afërisht 200 milionë euro. Të......

Qiratë në Turqi, më të shtrenjta se në Manhatan - Guvernatorja e Bankës Qendrore kthehet të jetojë me prindërit
Imazhi që kemi zakonisht për zyrtarët e lartë të çdo vendi është se të paktën financat e tyre janë gjithmonë në gjendje shumë të mirë. Pra, do të ishte e......

Pse ushqimet më të shëndetshme janë më të shtrenjta - Vendet në botën e zhvilluar janë gjithnjë e më shumë të varura nga importet
Të ushqehesh shëndetshëm nuk është gjithmonë e lehtë dhe varet jo vetëm nga vullneti për t'u kujdesur për veten, por edhe nga paratë në dispozicion për këto......

Xiaomi kalon në fushën e automjeteve elektrike - Prezantohet projekti për prodhimin e modeleve të para
Gjigandi kinez i telefonave inteligjentë Xiaomi ofroi një pamje ‘tunduese’ të automjetit të tij të parë elektrik ndërsa lançoi teknologjinë e tij automjeteve......

Si do të bëhet transferimi nga Durrësi në Porto Romano. Kreu i Autoritetit Portual, Pirro Vengu zbardh detajet
Kalimi i shërbimeve detare nga Porti i Durrësit në Porto Romano pritet të ndodhë në katër vitet e ardhshme. Drejtori i Autoritetit Portual Të Durrësit, Pirro......