Pakësohen huatë për banesa në euro, preferohen në lekë - Nëntor, vijon zhvendosja e kredive nga monedha evropiane në monedhën kombëtare

Nëntori ka theksuar më tej tendencën e zhvendosjes së kredive për blerje pasurish të paluajtshme të individëve nga euro në lekë. Banka e Shqipërisë raporton rënie të mëtejshme të kredisë në monedhën evropiane për blerje banesash në nëntor, me individët, ashtu si dhe bankat të orientuar nga huatë në monedhën tonë kombëtare, në një moment kur totali i huave për të gjitha qëllimet ka shënuar tkurrje të dukshme.
Sipas të dhënave zyrtare, nga ekuivalenti prej 70,2 miliardë lekësh në tetor, huaja në euro për blerje banesash ka rënë në 67.3 miliardë në muajin nëntor. E llogaritur me kursin aktual të këmbimit, nga afërisht 700 milionë euro në tetor, huaja për blerje apartamentesh rezulton afërisht 670 milionë euro në fund të nëntorit. Me këto ritme, huaja për apartamente në euro, ka shkuar poshtë niveleve të fundvitit të shkuar, duke kujtuar se në nëntor 2022, huaja për apartamente gjendej në nivelin e afërisht 700 milionë eurosh.
Krejt e kundërta po ndodh muajt e fundit me kredinë për blerje banesash në lekë. Nga 106,8 miliardë lekë në fund të tetorit, huaja për blerje aprtamentesh është shtuar me rreth 3 miliardë lekë në harkun kohor të një muaji, duke kërcyer mbi 109 miliardë lekë në fund të nëntorit.
Ndërkohë që huaja për banesa ka mbajtur gjallë huanë për segmentin e individëve gjatë këtyre 11 muajve, duke parë se në rënie të fortë janë produktet e tjera të kreditimit bankar. Në total, huaja për individët ka rënë në 267,3 miliardë lekë në nëntor, nga 267,9 miliardë në tetor.
Financimi i bankave për individët ka vijuar me ritme të larta gjatë tremujorit të tretë, ndonëse rritja prej 12.5% në këtë tremujor ishte 1.4 pikë përqindje më pak se në gjashtëmujorin e parë. Ngadalësimi i kredisë në valutë ka ndikuar në këtë ecuri. Në ngjashmëri me tendencat e vërejtura tek bizneset, kredia në valutë e individëve është ngadalësuar duke zbritur në 13.9% në tremujorin e tretë, nga një mesatare prej 21% në gjashtëmujorin e parë. Edhe individët kanë zgjedhur të mbyllin para kohe një pjesë të kredisë në valutë – kryesisht në euro – dhe i kanë zëvendësuar ato me kredi në lekë. Faktorët kryesorë që kanë mbështetur këtë zhvendosje kanë qenë mbiçmimi i monedhës vendase, normat më të ulëta të interesit të kredisë hipotekare në lekë krahasuar me atë në euro, si dhe lehtësirat rregullative për ndryshimin e monedhës pa penalitet.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Restorantet u shpallin “luftë” klientëve - “Jo më pjata që mund të ndahen mes disa personave, vetëm racione teke”
Gjithnjë e më shumë klientë po zgjedhin të ndajnë meze dhe ushqime në restorante, veçanërisht me rritjen e çmimeve të ushqimeve. Nga ana e tyre, sigurisht,......

Janar-nëntor, shqiptarët paguan 200 milionë euro sigurime - Rritet me 8% volumi i arkëtimeve të kompanive, 1.3 milionë kontrata në total
Për 11 muajt e këtij viti, shqiptarët kanë paguar në total për të siguruar jetën, shëndetin, pronat, e veccanërisht makinat afërisht 200 milionë euro. Të......

Qiratë në Turqi, më të shtrenjta se në Manhatan - Guvernatorja e Bankës Qendrore kthehet të jetojë me prindërit
Imazhi që kemi zakonisht për zyrtarët e lartë të çdo vendi është se të paktën financat e tyre janë gjithmonë në gjendje shumë të mirë. Pra, do të ishte e......

Pse ushqimet më të shëndetshme janë më të shtrenjta - Vendet në botën e zhvilluar janë gjithnjë e më shumë të varura nga importet
Të ushqehesh shëndetshëm nuk është gjithmonë e lehtë dhe varet jo vetëm nga vullneti për t'u kujdesur për veten, por edhe nga paratë në dispozicion për këto......

Xiaomi kalon në fushën e automjeteve elektrike - Prezantohet projekti për prodhimin e modeleve të para
Gjigandi kinez i telefonave inteligjentë Xiaomi ofroi një pamje ‘tunduese’ të automjetit të tij të parë elektrik ndërsa lançoi teknologjinë e tij automjeteve......

Si do të bëhet transferimi nga Durrësi në Porto Romano. Kreu i Autoritetit Portual, Pirro Vengu zbardh detajet
Kalimi i shërbimeve detare nga Porti i Durrësit në Porto Romano pritet të ndodhë në katër vitet e ardhshme. Drejtori i Autoritetit Portual Të Durrësit, Pirro......

Alabbar për SCAN: Durrësi do të jetë një version modern i Dubait! Nuk është projekti i vetëm që kam për Shqipërinë
“Durrësi do të jetë një version modern i Dubait”. Kështu e konsideron projektin e transformimit të Portit të Durrësit, njeriu që ka ndërtuar Dubain, në......

Ekskluzive/ Mohamed Alabbar intervistë për SCAN: Projekti ‘Durrës Yachts & Marina’ po avancon më mirë sesa pritshmëritë e mia
https://www.youtube.com/watch?v=nkRAuO7rNLQ 10 muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e projektit ‘Durrës Marina’, Mohamed Alabbar, vizionari......