Shqipëria Postuar më 29 Dhjetor 2023, 12:43

Garantimi i energjisë për festa - OSHEE, Miti: Plan masash për furnizimin pa ndërprerje. Mbi 1400 punonjës, në terren

Nga SCAN TV
Garantimi i energjisë për festa - OSHEE, Miti: Plan masash për

Teksa kërkesa për energji elektrike në ditët e fundit të vitit rritet, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hartuar planin e masave, i cili synon të sigurojë furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve.

Në gatishmëri do të jenë mbi 1400 punonjës, të ndarë sipas rajoneve.

Ndërkaq, në dispozicion të konsumatorëve  janë vënë dhe numrat e kontaktit në bazë rajonesh, të cilat janë në shërbim 24 orë.

Gjithashtu, për të gjithë territorin qëndrojnë në funksion dhe 2 numrat unikë të call center 042274141 dhe 044401414.

Ola Mitre/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat