Turqia hap rrugën për pranimin e Finlandës në NATO por pa Suedinë!

Gjatë një vizite të presidentit finlandez Sauli Niinistö, Erdogan dha dritën e gjelbër për pranimin e Finlandës në NATO dhe shtoi gjithashtu se do të nisë procedurën për ratifikimin në parlament.
Pranimi i Finlandës mund të ratifikohet përpara zgjedhjeve në Turqi më 14 maj. Finlanda dhe Suedia përpara dhjetë muajsh nën hijen e luftës sulmuese të Rusisë ndaj Ukrainës aplikuan për anëtarësim në NATO. 28 nga 30 vendet anëtare të aleancës i kanë ratifikuar protokollet e anëtarësimit, vetëm Hungaria dhe Turqia nuk e kanë ndërmarrë ende këtë hap.
Ankaraja i bllokoi anëtarësimet ndër të tjera duke iu referuar luftës së pamjaftueshme kundër "organizatave terroriste" në vendet aspirante për anëtarësim. Me këtë Turqia i referohet kryesisht partisë kurde të punës, që është e ndaluar dhe e shpallur prej Ankarasë si organizatë terroriste. Rezervat kanë të bëjnë kryesisht me Suedinë, ku janë të strehuar mbështetës të kësaj partie.
Që Erdogan do të pranonte Finlandën përpara Suedisë, e parashikonin gjithnjë e më shumë në vendet e Europës veriore. Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, të mërkurën gjatë një vizite në Berlin në takim me kancelarin Olaf Scholz tha, se vendi i tij ishte i përgatitur për këtë opsion, edhe pse do të kishte preferuar më shumë të anëtarësohej njëkohësisht me Finlandën.
E . S / SCAN
Sondazh

KESH, blerje energjie 3-5 vjeçare - Hapet gara e pazakontë, çmimi do fiksohet për një periudhë afatgjatë!
Teksa çmimet e energjisë elektrike në bursë janë tejet të luhatshme, Korporata Elektorenergjetike Shqiptare ka hapur garën për blerjen energjie afatgjatë për 3......

2022, rritet fatura e kompensimit të pronave me rreth 180 Mln Usd - U rivlerësuan mbi 4,600 vendime, do përfitojnë jo më pak se 10% të vlerës reale të tokës
Viti 2022 ka sjellë rritje të faturës së kompensimit të pronarëve. Shkak është bërë rivlerësimi i mbi 4 mijë vendimeve për kompensim, të cilat sipas vendimit......

Turqia hedh në treg automjetin e saj të parë elektrik - TOGG mund të blihet duke filluar nga 46 mijë euro, bëhen porositë e para
Prodhuesi turk i automjeteve, Togg, bëri publike cmimet për shitjen e një automjeti elektrik të prodhuar në Turqi. Modeli Suv i segmentit C do të jetë 'Togg......

Objektet pa leje e të konfiskuara do të nxirren në ankand - Nxirret për konsultim publik drafti. Komision i posaçëm për konfiskimet
Në kuadër të fushatës konfiskuese të ndërmarrë nga qeveria për ndërtesat me kate pa leje, është përgatitur tashmë një draft sesi do të veprohet me to. I......

Privati, "dorëlëshuar" me rritjen e pagave? - Instat: Në tremujorin e katërt 2022, rritje e ndjeshme e fondit të pagave nga biznesi
Shifrat nga “Instituti i Statistikave” në publikimin mbi statistikat afatshkurtra tregojnë se shërbimet gjatë tremujorit të fundit të vitit 2022 paraqiten me......

Austria mbështet BE për automjetet - Nga viti 2035 nuk do të ketë më automjete që çlirojnë CO2
Austria vazhdon të mbështesë marrëveshjen e Bashkimit Europian për një ligj për të heqjen graduale të shitjeve të automjeteve e reja të makinave që çlirojnë......

OECD, pritshmëri për rritje ekonomike - Rimëkëmbja paralajmërohet të jetë e brishtë
Perspektiva ekonomike globale është përmirësuar në krahasim me disa muaj më parë pasi tronditja si pasojë e inflacionit është lehtësuar, por rritja e normave......

Marka ndërkombëtare H&M në TEG - Mbi 500 kupona dhuratë dhe deri në 50% ulje
Këtë të enjte marka e mirënjohur ndërkombëtar H&M, hapi dyqanin e saj të parë në Shqipëri në një event madhështor në Tirana East Gate. Radhë të gjata nga......