Shqipëria Postuar më 17 Mars 2023, 14:57

Marka ndërkombëtare H&M në TEG - Mbi 500 kupona dhuratë dhe deri në 50% ulje

Nga SCAN TV
Marka ndërkombëtare H&M në TEG - Mbi 500 kupona dhuratë

Këtë të enjte marka e mirënjohur ndërkombëtar H&M, hapi dyqanin e saj të parë në Shqipëri në një event madhështor në Tirana East Gate.

Radhë të gjata nga klientët që me padurim prisnin të zbulonin koleksionet ekskluzive të H&M dhe të përfitonin nga uljet si dhe kuponat dhuratë, u krijuan që në orët e para të mëngjesit në TEG, si asnjëherë tjetër.

Klienti i parë u paraqit pranë qëndrës tregtare TEG që në orën 3 të mëngjesit duke përfituar një kupon blerje me vlerë 30,000 Lekë. Mbi 500 kupona dhuratë dhe ulje deri në 50% në produketet e H&M u dhuruan në eventin e hapjes.

Ndërsa hapja e shumëpritur dhe kaq e suksesshme zbuloi një dyqan mbi 2000 m2, i projektuar për të ofruar një eksperiencë moderne dhe mikpritëse për klientët, përmes një game të gjerë veshjesh për gra, burra, adoleshentë dhe fëmijë, si dhe aksesorë.

Orari i operimit të H&M në TEG gjatë ditëve të javës do të jetë nga ora 10:00 deri në orën 21:00 dhe në fundjavë nga ora 9:00 deri në orën 21:00. TEG është pjesë e Grupit Balfin, Grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat