Tregtia e jashtme zbret me “këmbë në tokë” - Shifrat “zhvishen” nga inflacioni, eksportet dhe importet në shkurt u rritën me vetëm 2.8% dhe 1.1%

Shifrat e tregtisë së jashtme për shkurtin tregojnë se eksportet janë rritur me vetëm 2.8% krahasuar me vitin e kaluar, duke u fiksuar në 38 miliardë lekë, ndërsa importet janë rritur me 1.1%, duke u regjistruar pranë 69 miliardë lekëve, krahasuar me shkurtin e një viti më parë, kur kriza e çmimeve sapo kishte nisur. Të dhënat e tregtisë së jashtme për shkurtin, të fryra ndjeshëm në një vit krize si pasojë e çmimeve, duket se tashmë kanë zbritur me “këmbë në tokë”.
Sa i përket kontributit të grupeve kryesore në rritjen e eksporteve me 2.8% gjatë shkurtit, shifrat sinjalizojnë se, ndikimin më të madh e ka dhënë grupi “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 2.6 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me 2 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me 1.2 pikë përqindje. Ndërsa grupet që kanë dhënë kontribut negativ janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, me 1.9 pikë përqindje, si dhe “Produkte kimike dhe plastike” me 1 pikë përqindje, për arsye të rënies së çmimeve të këtyre produkteve gjatë muajve të fundit, që është reflektuar edhe në shifrat e tregtisë së jashtme, duke qenë se shprehen në vlerë dhe jo në volum.
Në drejtim të importeve ndërkohë, kontributin më të madh në rritjen me 1.1 pikë përqindje gjatë shkurtit e kanë dhënë grupet: Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 5.4 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me 1 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me 0.8 pikë përqindje. Nga ana tjetër grupet me kontribut negativ janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -3.8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2.0 pikë përqindje si dhe “Ushqime, pije, duhan” me -1.1 pikë përqindje.
Sa i përket tregtisë së jashtme sipas vendeve partnere, gjatë shkurtit ndryshimet më të mëdha janë vërë re me Greqinë, në rritje me 92.6%, Spanjën me 640% dhe Austrinë me 34.6% rritje në drejtim të eksporteve, si dhe me Italinë, Gjermaninë dhe Kosovën në rënie të ndjeshme. Me Kosovën eksportet shqiptare gjatë shkurtit kanë rënë me plot 20.4% tregojnë shifrat e Institutit të Statistikave. Për importet ndërkohë, Italia, me 0.9%, Kina me 63.5% dhe Gjermania me 8.1% regjistrojnë rritjen më të madhe, ndërsa në rënie janë: Turqia, Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Roel Korkuti/SCAN
Sondazh

“Bizneset të rrisin pagat që të mos mbeten pa punonjës” - Rama: I keni bërë “gropën” vetes, sipërmarrja të ndërgjegjësohet
Kryeministri Edi Rama bën përgjegjëse vetë sipërmarrjen për largimin e fuqisë punëtore dhe krizën që po përjeton aktualisht për shkak të mungesës së......

“Nomadët digjitalë”, jo rezidentë tatimorë - Bilali: Ndryshime në ligj, do të ndërtojmë edhe agjencinë e start up-eve
Të gjithë qytetarët shqiptarë që punojnë online dhe jo në një zyrë apo vend fiks, për kompani të ndryshme shqiptare apo të huaja, nuk do të paguajnë rezidencë......

Ku renditet Shqipëria? – Publikohet lista me 163 vendet më paqësore në botë!
Islanda është përsëri kombi më paqësor në botë, e ndjekur nga Zelanda e Re, Irlanda dhe Danimarka. Ajo ka ruajtur vendin e saj si një vend me një nivel të......

Greqia rrit pagën minimale - E treta në një vit që do të hyjë në fuqi nga 1 prilli. Tashmë 780 euro në muaj!
Qeveria greke do të rrisë pagën minimale muajin e ardhshëm, në rritjen e tretë në më shumë se një vit, sipas deklaratës së kryeministrit të vendit Mitsotakis......

Dështim i plotë i Ligjit të Pronës, në 7 vite vetëm 794 kompensime - Nga viti 2015 ju shpërndanë pronarëve në total 7.8 miliardë lekë dhe 713 hektarë tokë
Shtatë vite nga hyrja në fuqi e tij, Ligji për Trajtimin e Pronës i vitit 2015 mund të quhet zyrtarisht dështim i plotë. Ai u propozua si zgjidhja......

2.5-fishohen shpenzimet e shtetit për bileta ajrore - Në vitin 2022 u shpenzuan 302.5 mln lekë, 178 mln lekë më shumë se një vit më parë
Institucionet shtetërore 2.5 - fishuan shpenzimet për bileta ajrore gjatë vitit 2022. Sipas të dhënave zyrtare shuma totale e shpenzuar gjatë vitit që shkoi......

Shqiptarët heqin dorë nga SMS-të, përdorin WhatsApp e Msn - 122 milion mesazhe në T4 2022, në rënie me 12.8% krahasuar me një vit më parë
Shqiptarët po heqin gjithnjë e më shumë dorë nga mesazhet telefonike duke parapëlqyer të përdorin platformat e komunikimit të rrjeteve sociale, si WhatsApp e......

Tatimet “ndëshkojnë” mbi 800 biznese - Cilat janë shkeljet më të mëdha? Fiskalizimi kryeson listën
Administrata tatimore ka ndëshkuar 800 biznese për shkelje të ndryshme të legjislacionit tatimor përgjatë vitit 2022. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria......