“Nomadët digjitalë”, jo rezidentë tatimorë - Bilali: Ndryshime në ligj, do të ndërtojmë edhe agjencinë e start up-eve

Të gjithë qytetarët shqiptarë që punojnë online dhe jo në një zyrë apo vend fiks, për kompani të ndryshme shqiptare apo të huaja, nuk do të paguajnë rezidencë tatimore për një vit. Ky është një ndër ndryshimet që Ministria e Sipërmarrjes ka ndërmarrë në kuadër të zhvillimit të start up-ve në vendin tonë.
Edona Bilali, ministrja e Sipërmarrjes u shpreh se: “Sot, miratuam ndryshimin e ligjit për mbështetjen e Start Up-eve. Kjo shërben për punonjësit digjital, ose e thënë ndryshe për punonjësit të cilët shfrytëzojnë teknologjinë për të mos punuar nga një vend fiks po lëvizin gjithë botën dhe punojnë nga çdo vend. Aktualisht janë 100 të tillë dhe për një vit ata do të kenë të drejtën të mos jenë rezident tatimor dhe deri në një vit mund të punojnë nga Shqipëria për të gjithë botën..“
Në Shqipëri ka rreth 100 nomad dixhitalë të cilët kanë zgjedhur të ushtriojnë profesionin e tyre online. Ndërkohë për qytetarët të cilët do të paraqesin ide të reja novatore për start upet do të ndërtohet Agjencia e Start Up-eve.
“Ndryshimi tjetër konsiston në ndërtimin e agjencisë së Start Up-eve, kjo vjen si iniciativë e re pas përfitimeve që pamë nga investimi i vjetshëm. Synojmë që këtë vit të rrisim efiçencën dhe të shkurtojmë kohën e disbursimit të granteve. E shohim si efikas këtë targetgrup me potencial në Shqipëri,” tha ajo.
Zhvillimi ekonomik i vendit por edhe lehtësimi i hyrjes në treg të bizneseve me ide novatore është qëllimi i ligjit të Start Upeve.
Marinela Lina / SCAN
Sondazh

Ku renditet Shqipëria? – Publikohet lista me 163 vendet më paqësore në botë!
Islanda është përsëri kombi më paqësor në botë, e ndjekur nga Zelanda e Re, Irlanda dhe Danimarka. Ajo ka ruajtur vendin e saj si një vend me një nivel të......

Greqia rrit pagën minimale - E treta në një vit që do të hyjë në fuqi nga 1 prilli. Tashmë 780 euro në muaj!
Qeveria greke do të rrisë pagën minimale muajin e ardhshëm, në rritjen e tretë në më shumë se një vit, sipas deklaratës së kryeministrit të vendit Mitsotakis......

Dështim i plotë i Ligjit të Pronës, në 7 vite vetëm 794 kompensime - Nga viti 2015 ju shpërndanë pronarëve në total 7.8 miliardë lekë dhe 713 hektarë tokë
Shtatë vite nga hyrja në fuqi e tij, Ligji për Trajtimin e Pronës i vitit 2015 mund të quhet zyrtarisht dështim i plotë. Ai u propozua si zgjidhja......

2.5-fishohen shpenzimet e shtetit për bileta ajrore - Në vitin 2022 u shpenzuan 302.5 mln lekë, 178 mln lekë më shumë se një vit më parë
Institucionet shtetërore 2.5 - fishuan shpenzimet për bileta ajrore gjatë vitit 2022. Sipas të dhënave zyrtare shuma totale e shpenzuar gjatë vitit që shkoi......

Shqiptarët heqin dorë nga SMS-të, përdorin WhatsApp e Msn - 122 milion mesazhe në T4 2022, në rënie me 12.8% krahasuar me një vit më parë
Shqiptarët po heqin gjithnjë e më shumë dorë nga mesazhet telefonike duke parapëlqyer të përdorin platformat e komunikimit të rrjeteve sociale, si WhatsApp e......

Tatimet “ndëshkojnë” mbi 800 biznese - Cilat janë shkeljet më të mëdha? Fiskalizimi kryeson listën
Administrata tatimore ka ndëshkuar 800 biznese për shkelje të ndryshme të legjislacionit tatimor përgjatë vitit 2022. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria......

Inflacioni i supermarketeve në Spanjë shënon shifrën rekord që nga viti 1994!
Nuk është një skenë e pazakontë në një familje spanjolle mos përballimi i kostove të ushqimeve nëpër suepermarketet e vendit pasi vitin e fundit, kostoja e......

BE redukton numrin e fermave të mbuluara - Objektivi, ulja e ndotjes nga gazrat serë nga bagëtitë
Vendet e Bashkimit Europian ranë dakord të përpiqen të zvogëlojnë numrin e fermave të mbuluara, duke u mbështetur në rregullat e propozuara për të ulur ndotjen......