Shqipëria Postuar më 18 Mars 2023, 10:30

2022, rritet fatura e kompensimit të pronave me rreth 180 Mln Usd - U rivlerësuan mbi 4,600 vendime, do përfitojnë jo më pak se 10% të vlerës reale të tokës

Nga SCAN TV
2022, rritet fatura e kompensimit të pronave me rreth 180 Mln Usd - U

Viti 2022 ka sjellë rritje të faturës së kompensimit të pronarëve. Shkak është bërë rivlerësimi i mbi 4 mijë vendimeve për kompensim, të cilat sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit, nuk mund të trajtohen me më pak se 10% të vlerës reale të tokës.

Me zbardhjen e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr. 4 datë 15.02.2021, i cili vendosi për shfuqizimin e disa pikave të ligjit nr. 133/2015, në ATP u pezullua procesi i Kompensimit Financiar të vendimeve përfundimtare dhe filloi puna për hartimin e ndryshimeve të Ligjit Nr.133/2015 për trajtimin e pronës.

Pikat që janë marrë në konsideratë për tu ndryshuar janë në përputhje me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr.4/2021 si dhe me rekomandimet e dhëna nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në vendimin Beshiri kundër Shqipërisë.

Ligji Nr. 77/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e proçesit të kompensimit të pronave” u botua në Fletoren Zyrtare nr.168, datë 15.12.2022 dhe hyri në fuqi 15 ditë pas botimit.

ATP bën me dije se gjatë periudhës së hartimit të ndryshimeve të ligjit, Sektori i saj i Kompensimit vijoi punën në zbatim të pikës 16/4 të VKM nr. 223/2016 e ndryshuar me VKM nr. 1114/2020, e cila u miratua si rekomandim i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në çështjen Beshiri kundër Shqipërisë, duke kryer përllogaritjen e vendimeve që kanë njohur të drejtën e Kompensimit, bazuar me vlerësimin financiar me 10% të zërit kadastral aktual. Sipas një analize paraprake të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, rezulton që preken rreth 4672 vendime dhe  do të përfitojnë një vlerë financiare afërsisht 18,5 miliardë lekë, apo afërsisht 180 milionë dollarë.

Fatura për kompensimin financiar të pronarëve është llogaritur nga Qeveria në rreth 1 miliardë dollarë, shifër që nuk pranohet nga shoqtatat e pronarëve, sipas të cilëve vlera reale është të paktën 4 herë më e madhe.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat