Privati, "dorëlëshuar" me rritjen e pagave? - Instat: Në tremujorin e katërt 2022, rritje e ndjeshme e fondit të pagave nga biznesi

Shifrat nga “Instituti i Statistikave” në publikimin mbi statistikat afatshkurtra tregojnë se shërbimet gjatë tremujorit të fundit të vitit 2022 paraqiten me rritje pothuaj në të gjithë indekset, edhe pse e kanë ngadalësuar ritmin e tyre. Nga ana tjetër edhe prodhimi i të mirave paraqitet me rritje në një pjesë të mirë të indekseve. Sa i përket sektorit të shërbimeve, rritjen më të lartë përgjatë tremujorit të katërt të vitit 2022 e kanë shënuar “Agjencitë e Udhëtimit”, “Informacioni dhe Komunikacioni” dhe “Hotelet” si rezultat i përformancës së mirë të sezonit turistik. Ajo që bie në sy në të gjitha sektorët e shërbimeve është rritja e ndjeshme e pagave.
Kështu agjencitë e udhëtimit paraqesin një rritje të shitjeve neto me 44.2%, krahasuar me një vit më parë, e cila është dhe shifra më e lartë për këtë indeks nga të gjitha aktivitetet e marra në analizë. Rritje paraqet edhe indeksi i numrit të të punësuarve, me 25.4%, si dhe fondi i pagave me 50%. "Hotelet" po ashtu regjistrojnë rritje gjatë tremujorit të katërt të vitit 2022. Indeksi i shitjeve në volum për aktivitetin hotele është rritur me 16.7%, ndërsa nga ana tjetër, indeksi i numrit të të punësuarve është rritur me 15.1%. Fondi i pagave është rritur me 39%. “Informacioni dhe Komunikacioni” po ashtu rregjistron rritje dy shifrore. Indeksi i shitjeve neto për këtë sektor është rritur me 17.6%, ndërkohë numri i të punësuarve dhe fondi i pagave janë rritur me 21.8% dhe 46.2%.
“Bar-Restorantet” po ashtu paraqiten me rritje në të gjithë indekset, ku rritjen më të lartë e ka shënuar në indeksin e pagave me 23.1%. I vetmit tregues me rënie, sipas shifrave të INSTAT është indeksi i shitjeve neto në volum për aktivitetet arkitekturore dhe inxhinerike me 17%. Nga ana tjetër, vihet re se tregtia është sektori i cili ka ngadalësuar më shumë ritmin, ku indeksi i shitjeve neto në volum për tremujorin e fundit të vitit 2022 është rritur me vetëm 1.1% duke reflektuar konsum më të ulët si pasojë e rritjes së çmimeve, ndërsa indeksi i numrit të të punësuarve është rritur me 3.5%.
“Scan Intel”, nga ana tjetër, ka analizuar edhe treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave për tremujorin e katërt të vitit që lamë pas. Sipas “Institutit të Statistikave” volumi i shitjeve neto në sektorin e industrisë ka qenë në rënie në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë me 1.4%. Në tërësi aktivitet prodhuese në vend për tremujorin e katërt të vitit 2022 paraqiten me rritje modeste, ndërkohë theksojmë se bizneset kanë rritur pagat, ku rritja më e lartë e tyre vërehet në sektorin e “Industrisë” me 18.3%.
Referuar shifrave duket se sektori i “Ndërtimit” ka qenë në ritme më të qëndrueshme përgjatë tremujorit të katërt të vitit 2022, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i shitjeve neto në ndërtim ka shënuar rritje me 16.1%, indeksi i prodhimit në volum është rritur me 18.5%, numri i të punësuarve është rritur me 2.3%, ndërsa fondi i pagave është rritur me 17.3%. Sa i përket grupit “Energji elektrike, Gaz, Avull” shitjet neto kanë rënë me 6.1%, ndërkohë indeksi i prodhimit në volum është rritur me 1.5%.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Austria mbështet BE për automjetet - Nga viti 2035 nuk do të ketë më automjete që çlirojnë CO2
Austria vazhdon të mbështesë marrëveshjen e Bashkimit Europian për një ligj për të heqjen graduale të shitjeve të automjeteve e reja të makinave që çlirojnë......

OECD, pritshmëri për rritje ekonomike - Rimëkëmbja paralajmërohet të jetë e brishtë
Perspektiva ekonomike globale është përmirësuar në krahasim me disa muaj më parë pasi tronditja si pasojë e inflacionit është lehtësuar, por rritja e normave......

Marka ndërkombëtare H&M në TEG - Mbi 500 kupona dhuratë dhe deri në 50% ulje
Këtë të enjte marka e mirënjohur ndërkombëtar H&M, hapi dyqanin e saj të parë në Shqipëri në një event madhështor në Tirana East Gate. Radhë të gjata nga......

Eurostat "zbut" inflacionin në Shqipëri - Çmimet u rritën më pak se në Europë, por ushqimet ngjiten me 11.8% gjatë shkurtit
Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin shkurt të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së......

Tregtia e jashtme zbret me “këmbë në tokë” - Shifrat “zhvishen” nga inflacioni, eksportet dhe importet në shkurt u rritën me vetëm 2.8% dhe 1.1%
Shifrat e tregtisë së jashtme për shkurtin tregojnë se eksportet janë rritur me vetëm 2.8% krahasuar me vitin e kaluar, duke u fiksuar në 38 miliardë lekë,......

“Bizneset të rrisin pagat që të mos mbeten pa punonjës” - Rama: I keni bërë “gropën” vetes, sipërmarrja të ndërgjegjësohet
Kryeministri Edi Rama bën përgjegjëse vetë sipërmarrjen për largimin e fuqisë punëtore dhe krizën që po përjeton aktualisht për shkak të mungesës së......

“Nomadët digjitalë”, jo rezidentë tatimorë - Bilali: Ndryshime në ligj, do të ndërtojmë edhe agjencinë e start up-eve
Të gjithë qytetarët shqiptarë që punojnë online dhe jo në një zyrë apo vend fiks, për kompani të ndryshme shqiptare apo të huaja, nuk do të paguajnë rezidencë......

Ku renditet Shqipëria? – Publikohet lista me 163 vendet më paqësore në botë!
Islanda është përsëri kombi më paqësor në botë, e ndjekur nga Zelanda e Re, Irlanda dhe Danimarka. Ajo ka ruajtur vendin e saj si një vend me një nivel të......