OECD, pritshmëri për rritje ekonomike - Rimëkëmbja paralajmërohet të jetë e brishtë

Perspektiva ekonomike globale është përmirësuar në krahasim me disa muaj më parë pasi tronditja si pasojë e inflacionit është lehtësuar, por rritja e normave të interesit do t'i ruajë në nivel të lartë rreziqet të. Deklarata u bë ngs OECD, që njëkohësisht përmirësoi parashikimet e saj të rritjes për ekonomitë kryesore.
Pas rritjes prej 3.2% vitin e kaluar, ekonomia botërore do të zgjerohet me 2.6%, pasi masat e marra nga banka qendrore hynë në fuqi, sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në perspektivën e saj të përkohshme ekonomike.
Organizata me bazë në Paris rriti parashikimin e saj për rritjen globale nga 2.2% në Perspektivën e saj të fundit Ekonomike në nëntor, duke përmendur një rënie të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve dhe lehtësimin nga Kina të kufizimeve të saj anti-COVID.
Duke bërë vlerësimet për vitin e ardhshëm, rritja globale pritej të përshpejtohej në 2.9% - krahasuar me një parashikim të nëntorit prej 2.7% - pasi goditja në të ardhurat e familjeve nga çmimet e larta të energjisë u zbeh.
OECD parashikoi që inflacioni në grupin e 20 ekonomive kryesore do të bjerë nga 8.1% vitin e kaluar në 5.9% këtë vit dhe do të bjerë më tej në 4.5% në 2024 - ende shumë mbi objektivat pavarësisht rritjes së normave të interesit nga shumë banka qendrore.
Sipas OECD ndikimi i plotë i normave më të larta të interesit ishte i vështirë për t'u vlerësuar, duke paralajmëruar se rritja e presionitt për huamarrësit mund të përkthehet në humbje për disa banka, duke përmendur si shembull kolapsin e fundit të Silicon Valley Bank në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duke lënë mënjanë trazirat në tregjet financiare pas dështimit të SVB dhe shqetësimet e vazhdueshme për huadhënësin zviceran Credit Suisse, Banka Qendrore Europiane rriti normat e interesit me gjysmë pikë përqindje të mëtejshme për të luftuar inflacionin.
OECD parashikoi që normat e politikës së bankës qendrore do të arrinin në 5.25-5.5% në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 4.25% në Eurozonë dhe Britani me një rënie të inflacionit që mund të lejojë një lehtësim "të butë" vitin e ardhshëm.
OECD parashikoi që rritja ekonomike e SHBA-së do të ngadalësohej nga 1.5% këtë vit në 0.9% vitin e ardhshëm, pasi normat më të larta të interesit ‘ftohën’ kërkesën. Me rritjen e tregut të punës në SHBA më mirë se sa pritej, parashikimi për këtë vit u rrit nga 0.5% në nëntor dhe zbriti nga 1% për vitin 2024.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Marka ndërkombëtare H&M në TEG - Mbi 500 kupona dhuratë dhe deri në 50% ulje
Këtë të enjte marka e mirënjohur ndërkombëtar H&M, hapi dyqanin e saj të parë në Shqipëri në një event madhështor në Tirana East Gate. Radhë të gjata nga......

Eurostat "zbut" inflacionin në Shqipëri - Çmimet u rritën më pak se në Europë, por ushqimet ngjiten me 11.8% gjatë shkurtit
Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin shkurt të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së......

Tregtia e jashtme zbret me “këmbë në tokë” - Shifrat “zhvishen” nga inflacioni, eksportet dhe importet në shkurt u rritën me vetëm 2.8% dhe 1.1%
Shifrat e tregtisë së jashtme për shkurtin tregojnë se eksportet janë rritur me vetëm 2.8% krahasuar me vitin e kaluar, duke u fiksuar në 38 miliardë lekë,......

“Bizneset të rrisin pagat që të mos mbeten pa punonjës” - Rama: I keni bërë “gropën” vetes, sipërmarrja të ndërgjegjësohet
Kryeministri Edi Rama bën përgjegjëse vetë sipërmarrjen për largimin e fuqisë punëtore dhe krizën që po përjeton aktualisht për shkak të mungesës së......

“Nomadët digjitalë”, jo rezidentë tatimorë - Bilali: Ndryshime në ligj, do të ndërtojmë edhe agjencinë e start up-eve
Të gjithë qytetarët shqiptarë që punojnë online dhe jo në një zyrë apo vend fiks, për kompani të ndryshme shqiptare apo të huaja, nuk do të paguajnë rezidencë......

Ku renditet Shqipëria? – Publikohet lista me 163 vendet më paqësore në botë!
Islanda është përsëri kombi më paqësor në botë, e ndjekur nga Zelanda e Re, Irlanda dhe Danimarka. Ajo ka ruajtur vendin e saj si një vend me një nivel të......

Greqia rrit pagën minimale - E treta në një vit që do të hyjë në fuqi nga 1 prilli. Tashmë 780 euro në muaj!
Qeveria greke do të rrisë pagën minimale muajin e ardhshëm, në rritjen e tretë në më shumë se një vit, sipas deklaratës së kryeministrit të vendit Mitsotakis......

Dështim i plotë i Ligjit të Pronës, në 7 vite vetëm 794 kompensime - Nga viti 2015 ju shpërndanë pronarëve në total 7.8 miliardë lekë dhe 713 hektarë tokë
Shtatë vite nga hyrja në fuqi e tij, Ligji për Trajtimin e Pronës i vitit 2015 mund të quhet zyrtarisht dështim i plotë. Ai u propozua si zgjidhja......