KESH, blerje energjie 3-5 vjeçare - Hapet gara e pazakontë, çmimi do fiksohet për një periudhë afatgjatë!

Teksa çmimet e energjisë elektrike në bursë janë tejet të luhatshme, Korporata Elektorenergjetike Shqiptare ka hapur garën për blerjen energjie afatgjatë për 3 ose 5 vite. KESH e argumenton këtë procedurë të pazakontë me detyrimin për të përmbushur të gjithë konsumin e brendshëm për tensionin e ulët dhe të mesëm, ndërkohë që në dokumenetet e zbardhur më herët nga TV SCAN justifikohej me nevojën për menaxhimin e kostove.
Sipas procedurës së shpallur synohet lidhja e një kontrate për import energjie 3 dhe/ose 5-vjeçare, ndërsa shitësi do jetë përgjegjës për energjinë e kërkuar, kostot e transmetimit dhe të gjitha pagesat e Kapacitetit Transmetues Ndërkufitar. Gara do të jetë e hapur deri në datën 14 prill, ndërkohë që duke qenë se KESH nuk disponon një platformë për blerje energjie, oferatat do të dërgohen në një adresë e-mail, duke pretenduar se adresa elektronike nuk do të hapet dhe nuk do të aksesohet nga stafi i KESH gjatë fazës së depozitimit të dokumentacionit.
Në dokumentete zbardhur më herët nga TV SCAN, korporata përllogariste se çmimi i fiksuar për 5 vitet e ardhshme, të ishte rreth 270 euro/Mwh. Kjo duke iu referuar çmimeve të asaj periudhe në bursë. Ndërkohë që, çmimi mesatar gjatë muajit shkurt 2023 në Bursën Hungareze arriti në 146 euro/MWh. Hapja e kësaj procedure nga Korporata Elektorenergjetike Shqiptare vjen në një kohë kur jo vetëm çmimet në bursa janë tejet të luhatshme, por edhe kur po plainifkohet shtimi i kapaciteteve prodhuese në vend, që do të sjellin një ulje të varësisë nga importi. Në këtë kuadër u morën me qira edhe 2 TEC-et lundures, për të cilët do të paguhet qira 63,000 USD në ditë dhe 31,500 USD si vlerë ditore e Operimit dhe mirëmbajtjes së asetit. Karburanti që do të përdoret për prodhimine energjisë është kosto shtesë për prodhimin e energjisë nga këto impiante.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

2022, rritet fatura e kompensimit të pronave me rreth 180 Mln Usd - U rivlerësuan mbi 4,600 vendime, do përfitojnë jo më pak se 10% të vlerës reale të tokës
Viti 2022 ka sjellë rritje të faturës së kompensimit të pronarëve. Shkak është bërë rivlerësimi i mbi 4 mijë vendimeve për kompensim, të cilat sipas vendimit......

Turqia hedh në treg automjetin e saj të parë elektrik - TOGG mund të blihet duke filluar nga 46 mijë euro, bëhen porositë e para
Prodhuesi turk i automjeteve, Togg, bëri publike cmimet për shitjen e një automjeti elektrik të prodhuar në Turqi. Modeli Suv i segmentit C do të jetë 'Togg......

Objektet pa leje e të konfiskuara do të nxirren në ankand - Nxirret për konsultim publik drafti. Komision i posaçëm për konfiskimet
Në kuadër të fushatës konfiskuese të ndërmarrë nga qeveria për ndërtesat me kate pa leje, është përgatitur tashmë një draft sesi do të veprohet me to. I......

Privati, "dorëlëshuar" me rritjen e pagave? - Instat: Në tremujorin e katërt 2022, rritje e ndjeshme e fondit të pagave nga biznesi
Shifrat nga “Instituti i Statistikave” në publikimin mbi statistikat afatshkurtra tregojnë se shërbimet gjatë tremujorit të fundit të vitit 2022 paraqiten me......

Austria mbështet BE për automjetet - Nga viti 2035 nuk do të ketë më automjete që çlirojnë CO2
Austria vazhdon të mbështesë marrëveshjen e Bashkimit Europian për një ligj për të heqjen graduale të shitjeve të automjeteve e reja të makinave që çlirojnë......

OECD, pritshmëri për rritje ekonomike - Rimëkëmbja paralajmërohet të jetë e brishtë
Perspektiva ekonomike globale është përmirësuar në krahasim me disa muaj më parë pasi tronditja si pasojë e inflacionit është lehtësuar, por rritja e normave......

Marka ndërkombëtare H&M në TEG - Mbi 500 kupona dhuratë dhe deri në 50% ulje
Këtë të enjte marka e mirënjohur ndërkombëtar H&M, hapi dyqanin e saj të parë në Shqipëri në një event madhështor në Tirana East Gate. Radhë të gjata nga......

Eurostat "zbut" inflacionin në Shqipëri - Çmimet u rritën më pak se në Europë, por ushqimet ngjiten me 11.8% gjatë shkurtit
Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin shkurt të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së......