Shqipëria Postuar më 17 Tetor 2024, 10:54

Turizmi, paketë shërbimesh përmes e-Albania - Synimi, rritja e standardeve të akomodimit në vend

Nga SCAN TV
Turizmi, paketë shërbimesh përmes e-Albania - Synimi, rritja e

Ernilda Luzi/ Scan

 

Për zhvillim të vazhdueshëm turistik, një paketë shërbimesh e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit mundësohen përmes e-Albania. Kjo iniciativë synon të përmirësojë ofertat turistike, të rrisë standardet e akomodimit në vend, si dhe të promovojë agroturizmin.

Kjo paketë përfshin aplikime online për: Zhvillimin e stacioneve të plazhit; zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella me pyje për ruajtjen e natyrës; ruajtjen dhe zhvillimin e biodiversitetit; certifikimin e udhërrëfyesve turistikë, duke siguruar eksperienca profesionale për vizitorët; vlerësimin e ndikimit mjedisor, si dhe lehtësimin e procesit të menaxhimit dhe transferimit të mbetjeve, bën të ditur Agjencia për Media dhe Informim.

Tanimë, procedurat janë më të thjeshta dhe veprimet mund të kryhen online përmes një smartfoni apo kompjuteri, duke përdorur platformën “e-Albania”, i cili shërben si një portë nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri.

Së fundmi, është publikuar për konsultim publik draft Strategjia Kombëtare e Turizmit 2024-2030, që synon të zhvillojë më tej këtë sektor përmes investimeve duke aplikuar disa skema për nxitjen e tyre.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat