Sllovenia, gati për një impiant të ri bërthamor - Projekti synon stabilitetin energjetik në vend dhe rajon

Kristi Ceta/SCAN
Sllovenia synon ndërtimin e një impianti të ri bërthamor, si pjesë e politikave të tranzicionit energjetik dhe reduktimit të emetimeve të karbonit. CEO i kompanisë vendase GEN, Dejan Paravan, shprehet se energjia bërthamore duhet kombinuar me burimet e rinovueshme për të arritur rezultate të larta.
Megjithatë, vendimi për të ndërtuar termocentralin duhet të marrë mbështetjen e qytetarëve, të cilët do të thonë fjalën e tyre në një referendum më 24 nëntor. Kjo e bën Slloveninë një nga vendet e pakta që përfshin qytetarët në vendimmarrje për të ardhmen e sektorit të energjisë.
Dejan Paravan, i cili mori detyrën e drejtorit ekzekutiv të GEN gjatë krizës energjetike në tetor 2022, shprehet i kënaqur me atë që ai dhe ekipi i tij kanë arritur gjatë kësaj përiudhe. Në vitin 2023, fitimet e kompanisë arritën në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, në 204.5 milionë euro.
Paravan shpjegon se Sllovenia ka pasur një përvojë shumë të mirë me energjinë bërthamore gjatë 40 viteve të fundit. Termocentrali i Krško-s ka qenë në funksion që nga viti 1983 dhe vitin e kaluar, prodhimi i tij përbënte gati 37% të prodhimit vendas të energjisë elektrike, me gjysmën e totalit që furnizonte ndërmarrjen shtetërore kroate të energjisë, Hrvatska elektroprivreda (HEP).
Me këta tregues, GEN vendosi të niste punën me projektin Krško 2 në vitin 2006. Megjithatë, “progresi ishte i ngadalshëm sepse nuk kishte asnjëherë mbështetje të mjaftueshme,” thotë Paravan. Por projekti ka përfituar nga krizat energjetike dhe klimatike, qëllimet e dekarbonizimit dhe ringjallja globale e sektorit bërthamor. Një faktor tjetër i rëndësishëm është edhe mbështetja e qeverisë vendase.
Sllovenia po shqyrton pesë projekte nga tre kompani të ndryshme, që variojnë nga 1,000 MW deri në 1,650 MW. Financimi pritet tw finalizohet deri në vitin 2028.
Paravan nënvizon se bota po kalon në burime të tjera energjie, duke rritur rrezikun për sigurinë e furnizimit, siç u vu re gjatë ndërprerjeve të energjisë në Ballkan. Sipas tij, ndërtimi i Krško 2 do të ofrojë stabilitet të nevojshëm për sigurimin e furnizimit të besueshëm të energjisë në rajon.
Sondazh

Hapja e negociatave Shqipëri-BE, si ndikohet ekonomia/ Yzeiraj: Kemi përfitime direkte dhe indirekte, anëtarësimi në SEPA, një ndër to
Fabjona Pasho/ Scan Shqipëria ka hapur këtë të martë negociatat me Bashkimin Europian për grup-kapitullin e parë. Zëvendësministri për Europën dhe Punët......

“Inflacioni, në rënie të shpejtë” - Sejko: Reaguam në mënyrë që rritja ekonomike të ruhej e pacënuar
Ernilda Luzi/Scan Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, zhvilloi një takim me Shefin e Sektorit Ekonomik Rajonal për Ballkanin Perëndimor,......

Për çdo çift që “lidhet”, një tjetër “zgjidhet” - Duraj: Kostoja e divorcit, 55 mijë lekë. Të rinjtë nuk kanë siguri financiare
Hamit Yzeiraj/SCAN Nëse në të shkuarën raporti raporti divorc-martesë ka qënë në raportin 1/5, sot kemi arritur në fazën që për çdo çift që kërkon të......

“SEPA, po kryhen procedurat finale” - Minxhozi: Lek i ri lek i vjetër, “luftë” e fortë
Alida Lula / Scan Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA, i cili shënon një moment historik të rëndësishëm në rrugëtimin e vendit drejt integrimit evropian,......

Kritere të reja për auditimet e KLSH - Kuvendi: Të vendosen afate për kohëzgjatjen dhe transparencë për caktimin e audituesve
Ola Mitre / SCAN Pas debateve të forta në Komisionin parlamentar të Ekonomisë mes deputetëve të maxhorancës javën që kaloi, në projektrezolutën për......

Si do të gjurmohen të punësuarit me paga të nëndeklaruara? - Plani/ Ndryshojnë kriteret e riskut, kontroll sistemit të listëpagesave
Elisabeta Dosku/ SCAN Administrata tatimore do të fokusohet përgjatë këtij viti dhe në vijim në evidentimin e punonjësve jashtë listëpagesave të......

Si do të aplikohet formula e re e sigurimit të makinave? - Kaçi: Kemi regjistrin e të gjitha dëmeve, llogariten 7 faktorë risku
Elisabeta Dosku/ SCAN Nga 1 janari 2025, drejtuesit e automjeteve në vend do të përballen me një formulë të re të përllogaritjes së primit të sigurimit......

Stimuj për nxitjen e investimeve në turizëm - Nga PPP-të, te incentivat fiskale e jo fiskale. Masat e parashikuara për 6-vjeçarin
Ola Mitre / SCAN Investimet në turizëm janë një nga 6 prioritetet e parashikuar në draft Strategjnë Kombëtare të Turizmit 2024 – 2030, duke parashikuar......