Shqipëria Postuar më 16 Tetor 2024, 14:28

Kritere të reja për auditimet e KLSH - Kuvendi: Të vendosen afate për kohëzgjatjen dhe transparencë për caktimin e audituesve

Nga SCAN TV
Kritere të reja për auditimet e KLSH - Kuvendi: Të vendosen afate

Ola Mitre / SCAN

 

Pas debateve të forta në Komisionin parlamentar të Ekonomisë mes deputetëve të maxhorancës javën që kaloi, në projektrezolutën për Kontrollin e Lartë të Shtetit janë përfshirë kërkesa për kritere të reja në drejtim të auditimeve që kryen ky dikaster.

Në variantin që do dërgohet për miratim në seancë plenare është shtuar kërkesa që “KLSH të zhvillojë rregulla të brendshme për të bërë më shumë transparent procesin e caktimit të audituesve për një auditim, për të bërë publike në nisje të një auditimi planin e auditimit dhe kohëzgjatjen maksimale të tij”.

Ky ishte një propozim i deputetit Erion Barçe, por që u kundërshtua nga deputetët e maxhorancës Frrok Gjini dhe Alban Xhelili, që argumentuan se koha e kryerjes së një auditmi nuk mund të kufizohet.

Ndërkaq, në projektrezolutë Kuvendi ka renditur një total prej 15 kërkesash për institucionin më të lartë të auditimit të parave publike në vend.

Ndër të tjera kërkohet që KLSH të përmirësojë punën audituese nëpërmjet implementimit të metodologjisë për auditimin e koncesioneve dhe PPP-ve, si dhe të intensifikojë bashkëpunimin me institucionet homologe, në veçanti për zhvillimin e një numri më të madh auditimesh të përbashkëta të performancës dhe IT-së, për tema që prekin çështjet mjedisore, ndërmarrjen e veprimeve urgjente për të luftuar ndryshimin e klimës dhe sigurinë ndaj sulmeve kibernetike.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat