Makineri e re për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas - Balluku: Standard i lartë punimesh për një udhëtim të rehatshëm

Ernilda Luzi/ Scan
Në Shqipëri ka mbërritur makineria moderne, Tamping e cila do t'i japë një hov punimeve për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas. Punimet për këtë linjë kanë hyrë në një fazë të re.
Makineria që njihet me emrin ndryshe makineria "rrahëse", është vetëlëvizëse e montuar në hekurudhë. Ajo përdoret për të paketuar/shtypur çakëllin/ballastin e binarëve nën shinat, duke i bërë ato më të qëndrueshme dhe në nivel. Makineritë rrafëse janë thelbësore për përdorimin e traversave të betonit, pasi ato janë shumë të rënda (zakonisht mbi 250 kg).
Gjithashtu, Tamping korrigjon shtrirjen e shinave për t'i bërë ato paralele dhe në nivel, në mënyrë që të arrihet një udhëtim më i rehatshëm për pasagjerët dhe mallrat, nënvizon zv.kryeministrja njëheresh ministër e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Linja hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas do të jetë një linjë tërësisht elektrike, me një impakt të rëndësishëm në fushën e transportit në vend.
Përfitimet nga operimi i kësaj linje hekurudhore pritet të jenë të mëdha. Sipas raportit teknik “Një vlerësim i qëndrueshëm i aseteve të hekurudhës Tiranë – Durrës”, i realizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Zhvillim të Qëndrueshëm, përfitimet kumulative neto për një periudhë 30- vjeçare përllogariten në 270.34 mln euro, duke zbritur kostot e investimit.
Vënia në funksion e kësaj linje pritet t’i japë një hov transportit hekurudhor në Shqipëri, duke sjellë jo vetëm ulje të kostove të transportit për udhëtarët dhe mallrat, por edhe ulje të ndjeshme të emetimeve të gazeve me efekt serrë e rrjedhimisht përfitime mjedisore dhe shëndetësore.
Punimet për ndërtimin e kësaj linje hekurudhore kanë filluar në nëntor 2021 dhe parashikojnë rehabilitimin e rreth 34,3 km linje ekzistuese nga Tirana në Portin e Durrësit. Ndërsa, një segment i ri 6.4 km i gjatë po ndërtohet për të lidhur qytetin e Tiranës me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

Cili vend europian merr kurorën në sondazhin global për pensionet?
Edel Strazimiri / SCAN Holanda ka mbajtur vendin e parë si vendi me sistemin më të mirë të pensioneve në botë, për shkak të bazës së fortë të aseteve......

Milionerët europianë: Cili vend do të jetë në krye të ligës deri në vitin 2028?
Edel Strazimiri / SCAN Turqia, Rusia dhe Suedia janë vendet europiane që do të shohin rritjen më të madhe të përqindjes së milionerëve deri në vitin......

Moldavia fillon përgatitjet për referendumin e ardhshëm mbi anëtarësimin në BE si dhe për zgjedhjet presidenciale!
Edel Strazimiri / SCAN Moldavët do të votojnë dy herë të dielën së pari, në zgjedhjet presidenciale të vendit dhe më pas në një referendum të......

Nafta pëson rënie të ndjeshme pas njoftimit se Izraeli nuk synon më objektet e naftës të Iranit!
Edel Strazimiri / SCAN Çmimet e naftës së papërpunuar ranë ndjeshëm pas raporteve se Izraeli mund të përmbahet nga shënjestrimi i naftës ose objekteve......

Sfera e dytë në botë do të ndërtohet në Abu Dhabi!
Edel Strazimiri / SCAN Sfera e dytë në botë është nisur për në Abu Dhabi, pas hapjes së kompleksit të parë argëtues me kube gjigante në Las Vegas......

Inflacioni britanik bie në nivelin më të ulët në 3 vjet - Rrit shpresat për një tjetër ulje të normës!
Edel Strazimiri / SCAN Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë në nivelin më të ulët për më shumë se tre vjet, treguan shifrat zyrtare të mërkurën,......

Rikuperon Dollari amerikan ndërsa Paundi humbet pikë!
Dollari amerikan duket se ka rikuperuar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 90.3 lekë dhe është shitur me 91.3 lekë sipas kursit të këmbimit......

Italia, 3.5 mld euro nga bankat për buxhetin - Meloni njofton rritjen e deficitit buxhetor, masa të reja për ndihmën sociale
Kristi Ceta/SCAN Qeveria e Italisë planifikon të mbledhë 3.5 miliardë euro nga bankat dhe kompanitë e siguruesimit vendase, tha kryeministrja Giorgia......