Italia, 3.5 mld euro nga bankat për buxhetin - Meloni njofton rritjen e deficitit buxhetor, masa të reja për ndihmën sociale

Kristi Ceta/SCAN
Qeveria e Italisë planifikon të mbledhë 3.5 miliardë euro nga bankat dhe kompanitë e siguruesimit vendase, tha kryeministrja Giorgia Meloni pasi kabineti i saj miratoi planet buxhetore për tre vitet e ardhshme. Paratë e mbledhura do të caktohen për shërbimin shëndetësor kombëtar dhe për shtresat më të rrezikuara.
Zyrtarët thanë më parë se taksa mbi sektorin financiar do të rrjedhë nga një ndryshim në taksimin e opsioneve të aksioneve për menaxherët dhe në rregullat e kredive tatimore të bankave që rrjedhin nga humbjet e kaluara, të njohura si asete tatimore të shtyra.
Thesari tha në një deklaratë se buxheti për vitin 2025 përfshin masa me vlerë 30 miliardë euro, kryesisht shkurtime të përhershme të tatimit mbi të ardhurat dhe kontributet sociale për personat me të ardhura të mesme dhe të ulëta. Roma tha se do të zgjeronte deficitin e vitit të ardhshëm në 3.3% të Produktit të Brendshëm Bruto nga 2.9% që ishte vlerësuar bazuar në tendencat aktuale, duke marrë hua 9 miliardë euro shtesë për të financuar paketën.
Vitin e kaluar, Italia tronditi tregjet duke vendosur një taksë prej 40% mbi fitimet e papritura të bankave, vetëm për t'u tërhequr duke kufizuar qëllimin e taksës dhe duke u dhënë huadhënësve një klauzolë përjashtimi. Për vitin 2025, qeveria planifikon gjithashtu të rrisë akcizat për naftën dhe të eliminojë disa lehtësi tatimore për kompanitë që lidhen me taksën kryesore të korporatës IRES, sipas zyrtarëve.
Italia është nën një procedurë disiplinore të BE-së për shkak të një deficiti buxhetor vitin e kaluar prej 7.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shumë mbi kufirin prej 3% të bllokut dhe më i larti në zonën e euros. Muajin e kaluar qeveria u zotua të ulte deficitin në 2.8% të PBB-së në vitin 2026, duke shpresuar se kjo do t'i lejonte Italisë të dilte nga procedura në 2027.
Nga ana tjetër, borxhi i Italisë, tashmë i dyti më i lartë në eurozonë, shihet duke u rritur gradualisht gjatë dy viteve të ardhshme, duke arritur në 137.8% të PBB-së në 2026 krahasuar me 134.8% të vitit të kaluar.
Sondazh

Banka Botërore rrit kapacitetin e huadhënies - 30 mld dollarë më shumë në 10 vjet për të përballuar ndryshimet klimatike
Kristi Ceta/SCAN Banka Botërore, nën presionin për të ndihmuar vendet në zhvillim të përballen me ndryshimet klimatike, votoi ndryshimin e udhëzimeve......

Kina zbulon programin hapësinor deri në 2050 - Plani përfshin 17 fusha prioritare dhe mbi 30 misione shkencore
Kristi Ceta/SCAN Kina prezantoi një program kombëtar zhvillimi afatmesëm dhe afatgjatë për shkencën hapësinore, i cili do të udhëheqë planifikimin e......

Borxhi global do të shkojë mbi 100 trilionë USD - FMN: Rritja, nga shpenzimet për tranzicionin e gjelbër dhe sigurinë
Kristi Ceta/SCAN Borxhi total publik në botë do të kalojë 100 trilionë dollarë këtë vit për herë të parë dhe mund të rritet më shpejt se sa pritej pasi......

Rritje vjetore pagash deri në 2027 - Çfarë parashikon Banka e Greqisë gjatë katër viteve të ardhshëm?
Kristi Ceta/SCAN Greqia parashikon rritje vjetore të pagave nga 4.8% deri në 5.3% gjatë katër viteve të ardhshme për të arritur objektivat e qeverisë......

16 emigrantët e parë mbërrijnë në Shëngjin - Pasi pajisen me kod QR, transportohen në Gjadër
Ernilda Luzi/SCAN Ka mbërrritur në portin e Shëngjinit anija “Libra” e Marinës Italiane, e cila ka sjellë grupin e parë të emigrantëve në qendrat e......

Shqipëria drejt BE-së, një rrugëtim plot me sfida/ Aplikimi për anëtarësim në BE u bë që në prill të vitit 2009
Shqipëria nuk arriti për afro dhjetë vjet që të kishte një datë faktike për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Aplikimi për anëtarësim në BE u bë në......

Mali i Zi me më pak se 5% të banorëve shqiptarë - 31 mijë shqiptarë, MONSTAT publikon rezultatet e Censit 2023
Në Mal të Zi, 41.1 për qind e qytetarëve deklarohen si malazezë, ndërsa 32.9 për qind si serbë, tregojnë rezultatet e regjistrimit të fundit të......

Vendet europiane dhe organizatat jofitimprurëse premtojnë afro 630 milionë euro financime të reja për OBSH-në!
Edel Strazimiri / SCAN Vendet europiane dhe një pjesë e vogël e grupeve jofitimprurëse kanë zotuar 700 milionë dollarë (627.4 milionë euro) për të......