Mali i Zi me më pak se 5% të banorëve shqiptarë - 31 mijë shqiptarë, MONSTAT publikon rezultatet e Censit 2023

Në Mal të Zi, 41.1 për qind e qytetarëve deklarohen si malazezë, ndërsa 32.9 për qind si serbë, tregojnë rezultatet e regjistrimit të fundit të popullsisë, që u bë në dhjetor të vitit 2023.
Ato u publikuan të martën nga Drejtoria e Statistikave në këtë vend, MONSTAT. Të dhënat e fundit tregojnë, po ashtu, se popullsinë e Malit të Zi e përbëjnë 9.45% boshnjakë, 4.97% shqiptarë, 2% rusë dhe 1.6% myslimanë.
Krahasuar me regjistrimin e parafundit, numri i shqiptarëve duket i stabilizuar: më 2011 ishin 4.91%, apo 30.439, ndërsa tani janë 30.978. Në regjistrimin e fundit, rreth 2.8% e popullsisë nuk u deklaruan.
Në Mal të Zi, nw total jetojnë 623.633 banorë, që do të thotë 0.6% më shumë se në vitin 2011. Në pyetjen se çfarë gjuhe flasin, 36.2% thanë gjuhën malazeze, ndërsa 43.5% gjuhën serbe. Sipas fesë, qytetarët e Malit të Zi ndahen në ortodoksë - 71.1%, myslimanë - 20% dhe katolikë - 3.2%.
Regjistrimi i rregullt i popullsisë në Mal të Zi duhej të bëhej në vitin 2021, por, fillimisht, u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Pas saj, ai u shty disa herë, për shkak të mosbesimit të opozitës në atë proces. Partia Demokratike e Socialistëve shprehu vazhdimisht dyshime se qëllimi i vërtetë i regjistrimit ishte rritja e numrit të serbëve në Mal të Zi dhe ulja e numrit të malazezëve. Për muaj të tërë, forcat dhe mediat proserbe e proruse bënë fushatë, duke u kërkuar qytetarëve që të deklaroheshin si serbë.
Sondazh

Vendet europiane dhe organizatat jofitimprurëse premtojnë afro 630 milionë euro financime të reja për OBSH-në!
Edel Strazimiri / SCAN Vendet europiane dhe një pjesë e vogël e grupeve jofitimprurëse kanë zotuar 700 milionë dollarë (627.4 milionë euro) për të......

“6.7 mld euro të ardhura nga turizmi” - Draft strategjia 2024-2030/ 6 prioritete kyçe, stimuj fiskalë për investimet
Ola Mitre/SCAN Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik draft Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2024 – 2030, që është dokumenti......

Turizmi, synohet 2-fishim i netë-qëndrimeve në 2030 - Draft-strategjia, parashikohet edhe rritje e numrit të shtretërve
Hamit Yzeiraj/SCAN Sektori i turizmit po shfaqet si një lokomotivë e re, që pritet të tërheqë me forcë ekonominë e vendit në vitet që vijnë. Qeveria po......

Gati për mbërritjen e emigrantëve nga Italia - Qytetarët shprehin mikpritjen, ndërsa grupi i parë akomodohet në Shëngjin
Kristi Ceta/SCAN Banorët vendas në qytetin shqiptar të Shëngjinit thanë të martën për agjencinë e lajmeve Reuters se ishin gati për ardhjen e grupit të......

“Hartimi i legjislacionit, në konsultim me bizneset” - Të krijohet një bazë të dhënash për prodhuesit vendas dhe produktet e tyre
Ledina Elezi/SCAN Bizneset kërkojnë që Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të fillojë krijimin e një baze të dhënash ku të përfshihet......

Shqipëria çel negociatat për grup-kapitullin e parë “BE ka nevojë për energji të re”, Rama: Moment historik!
Diamila Leka/SCAN Kryeministri Rama i cili ndodhet në krye të delegacionit shqiptar për të marrë pjesë në Konferencën e dytë Ndërqeveritare me BE,......

“Grup-kapitulli i parë, më i rëndësishmi” - Kamberi: Duhen kapacitete në burime njerëzore për të përfituar fondet
Lidion Kulla/SCAN Grup-kapitulli i parë i negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, është ndër më të rëndësishmin, sepse është......

Taksë e sheshtë për turizmin - Qeveria synon 14.8 mln euro. Bashkë me taksën e fjetjes, në total 85 mln euro
Ola Mitre/SCAN Qeveria synon vendosjen e një takse të sheshtë për sektorin e turizmit, që pritet të sjellë një rritje të konsiderueshme të të ardhurave......