Shqipëria Postuar më 15 Tetor 2024, 13:35

“Grup-kapitulli i parë, më i rëndësishmi” - Kamberi: Duhen kapacitete në burime njerëzore për të përfituar fondet

Nga SCAN TV
“Grup-kapitulli i parë, më i rëndësishmi” -

Lidion Kulla/SCAN

 

Grup-kapitulli i parë i negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, është ndër më të rëndësishmin, sepse është gjithëpërfshirës, ndërsa hapet i pari dhe mbyllet i fundit, pasi përcakton ritmin e përgjithshëm të negociatave.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi, deklaroi në studion e TV Scan se ky kapitull përfshin kritere të ndryshme, si drejtësia, siguria, prokurimet publike, statistikat, etj.

Ndërkohë, përsa i përket planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh, nga të cilat 2 miliardë janë grante dhe 4 miliardë janë kredi të buta, Kamberi tha se duhet të kemi kapacitete në burime njerëzore për të përfituar nga këto fonde.

Pas ndryshimit të metodologjisë për negociatat e antarësimit, me propozim të Presidentit francez, Emmanuel Macron në vitin 2020, kapitujt negociues janë ndarë tashmë në gjashtë grupime kryesore.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat