20 mln euro kursim nga SEPA në vitin e parë - BSH: Kostoja e pagesave ndërkufitare në euro do të jetë 5 herë më e ulët

Ledina Elezi/SCAN
Anëtarësimi në SEPA pritet t'i kursejë Shqipërisë deri në 20 milionë euro në vitin e parë, për t’u rritur në mënyrë progresive në vijim. Në kuadër të aplikimit të Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka zhvilluar së fundmi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Këshillit Evropian të Pagesave dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit.
Gjatë takimeve të zhvilluara në Bruksel, u theksua se të gjitha vendet e rajonit kanë bërë përpjekje maksimale për anëtarësimin në SEPA dhe 3 prej tyre, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbyllur me sukses fazën e aplikimit. Shqipëria është një ndër 3 vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë përparuar bindshëm drejt anëtarësimit në SEPA dhe pritet që në fillim të vitit të ardhshëm të jemi zyrtarisht pjesë e Tregut Unik të Pagesave në Euro.
Vlen të përmendet se Shqipëria është vendi i parë në rajon që ka përafruar legjislacionin e saj dhe ka hartuar rregulloren përkatëse, si gurë themeli të kërkesave të SEPA-s. Në fushën e pagesave, Shqipëria tregon një pajtueshmëri të lartë ligjore me acquis dhe me kuadrin rregullator të Tregut Unik të Pagesave në Euro.
Pjesëmarrja në SEPA mundëson realizimin e pagesave ndërkufitare në euro, me të njëjtat kosto si ato brenda vendit dhe pas anëtarësimit, kostoja e pagesave ndërkufitare në euro me vendet anëtare do të jetë minimalisht 5 herë më e ulët.
Sondazh

Shqipëria, tashmë më pranë BE - Çelen negociatat për grup-kapitullin e parë
Shqipëria ka çelur sot në Luksemburg negociatat me Bashkimin Europian për grup-kapitullin e parë. Gjatë një konference për mediat me ministrin hungarez......

BQE drejt uljes së tretë të normës së interesit për këtë vit!
Edel Strazimiri / SCAN Banka Qendrore Europiane është në rrugën e duhur për të ofruar uljen e saj të tretë të normës së interesit për vitin 2024 në......

Cili është shteti më i korruptuar europian?
Edel Strazimiri / SCAN Kryeministri Viktor Orbán u akuzua se e ktheu Hungarinë në "vendin më të korruptuar në BE" pas fjalimit të tij në Parlamentin......

A do t'i detyrojë qytetarët e pasur të largohen rritja e ardhshme e taksave në Francë?
Edel Strazimiri / SCAN Në Francë, rreth 65,000 familje me të ardhura të larta mund të përballen me një rritje të re të jashtëzakonshme të taksave, e......

Diagnoza/ Pse mungon skema e sigurimit në bujqësi? - Rrapaj: Përgjegjësia bie mbi 4 aktorë. Guri: Nuk është luks, por domosdoshmëri
Elisabeta Dosku/ SCAN Ndërsa kemi hyrë zyrtarisht në sezonin vjeshtë-dimër, fermerët shqiptarë janë tërësisht të pambrojtur ndaj fenomeneve me......

Kina, paketë fiskale për të nxitur ekonominë - Pekini do të rrisë emetimin e borxhit për të mbështetur tregun
Kristi Ceta/SCAN Ministria e Financave e Kinës zbuloi një paketë stimuluese fiskale që synon ringjalljen e ekonomisë dhe arritjen e objektivit të......

OPEC redukton parashikimet për kërkesën e naftës - Rritja globale pritet të bjerë në 1.93 milionë fuçi në ditë për vitin 2024
Kristi Ceta/SCAN Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) shkurtoi më tej parashikimet për rritjen e kërkesës globale për naftë këtë vit dhe......

Cilat vende po shkojnë drejt eleminimit të parave “cash”? - Nordikët renditen në krye, Rumania në fund të listës evropiane
Kristi Ceta/SCAN Pagesat në distancë pas pandemisë nuk tregojnë shenja ngadalësimi, me vende si Norvegjia dhe Finlanda që po shkojnë drejt eleminimit......