Kina, paketë fiskale për të nxitur ekonominë - Pekini do të rrisë emetimin e borxhit për të mbështetur tregun

Kristi Ceta/SCAN
Ministria e Financave e Kinës zbuloi një paketë stimuluese fiskale që synon ringjalljen e ekonomisë dhe arritjen e objektivit të rritjes. Ministria tha në një konferencë shtypi se do të rriste "dukshëm" emetimin e borxhit të qeverisë për të ofruar subvencione për familjet me të ardhura të ulëta, për të mbështetur tregun e pronës dhe për të rimbushur kapitalin e bankave shtetërore.
Konferenca e shumëpritur vjen pasi banka qendrore dhe rregullatorët e tjerë në fund të shtatorit njoftuan masat stimuluese monetare më agresive që nga COVID-19, duke përfshirë hapa për të ringjallur tregun e dëmtuar të pronave, si ulja e normave të hipotekave.
Kina planifikon të emetojë obligacione speciale sovrane me vlerë rreth 283.02 miliardë dollarë këtë vit si pjesë e stimulit të ri fiskal. Vendi do të rrisë mbështetjen për qeveritë vendore për të trajtuar rreziqet e fshehura të borxhit, duke rritur kapacitetin e tyre për të mbështetur ekonominë. Qeveria ka ndarë 169.81 miliardë dollarë në kuotat e obligacioneve lokale këtë vit për të ndihmuar në zgjidhjen e borxheve ekzistuese të fshehura dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të qeverisë ndaj firmave.
Pekini planifikon një program shkëmbimi borxhi në shkallë të gjerë, së bashku me përdorimin e vazhdueshëm të kuotave të obligacioneve për zgjidhjen e borxhit.
Gjithashtu, qeveria do të zgjerojë përdorimin e të ardhurave nga obligacionet e organeve vendore për të mbështetur tregun e pronave dhe për të rikapitalizuar bankat e mëdha shtetërore.
Pushtetet vendore do të lejohen të përdorin obligacione speciale për të blerë tokë të papërdorur, duke rritur aftësinë e tyre për të menaxhuar ofertën e tokës dhe për të lehtësuar likuiditetin dhe presionet e borxhit si mbi qeveritë vendore ashtu edhe për zhvilluesit e pronave. Qeveria po studion politikat për tatimin mbi vlerën e shtuar që lidhen me pronat e banimit dhe po shikon politika të tjera tatimore për të mbështetur tregun e pronave.
Kina e ka vendosur deficitin buxhetor të këtij viti në 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një reduktim nga 3.8% i vitit të kaluar.
Sondazh

OPEC redukton parashikimet për kërkesën e naftës - Rritja globale pritet të bjerë në 1.93 milionë fuçi në ditë për vitin 2024
Kristi Ceta/SCAN Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) shkurtoi më tej parashikimet për rritjen e kërkesës globale për naftë këtë vit dhe......

Cilat vende po shkojnë drejt eleminimit të parave “cash”? - Nordikët renditen në krye, Rumania në fund të listës evropiane
Kristi Ceta/SCAN Pagesat në distancë pas pandemisë nuk tregojnë shenja ngadalësimi, me vende si Norvegjia dhe Finlanda që po shkojnë drejt eleminimit......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 90.2 lekë dhe është shitur me 91.2 lekë. Euro blihet sot me 98.5 lekë dhe shitet me 99.1 lekë. Franga zvicerane......

India ndihmon Rusinë me eksportet e “ndaluara” - Bëhet furnizuesi i dytë më i madh për teknologjitë e sanksionuara
Kristi Ceta/SCAN India është bërë furnizuesi i dytë më i madh i teknologjive kritike për Rusinë, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare që synojnë të......

Anija e parë me emigrantë niset drejt Shqipërisë - Italia dërgon grupin e refugjatëve drejt qendrave të strehimit
Kristi Ceta/SCAN Një anije ushtarake italiane është nisur nga porti i Lampeduzës me një grup emigrantësh në bord me destinacion qendrat e pritjes......

Presidenti kthen për rishqyrtim ligjin “Për inspektimin” - Argumenti: Ndryshon 68 ligje të tjera, që nuk i janë nënshtruar procedurës së rregullt
Ledina Elezi/SCAN Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka kthyer për rishqyrtim ligjin më të fundit për inspektimin. Në dekret theksohet se neni 68......

Balluku inspekton punimet për lotin 6 të Unazës së Madhe të Tiranës: Gati për qarkullimin e makinave në fund të këtij viti!
Në lotin numër 6 të Unazës së Madhe të Tiranës janë realizuar mbi 70% e punimeve. Kanë përfunduar gërmimet dhe mbushja e trupit të rrugës, ndërsa pas......

Ulet koha mesatare e rimbursimit të TVSH-së - Bizneseve iu kthyen 164 milionë euro në 8 muaj, 40% mbi planin
Elisabeta Dosku/ SCAN Rimbursimi i TVSH-së do tu marrë më pak kohë bizneseve nga sa duhet të presin aktualisht. Administrata Tatimore parashikon që të......