Diagnoza/ Pse mungon skema e sigurimit në bujqësi? - Rrapaj: Përgjegjësia bie mbi 4 aktorë. Guri: Nuk është luks, por domosdoshmëri

Elisabeta Dosku/ SCAN
Ndërsa kemi hyrë zyrtarisht në sezonin vjeshtë-dimër, fermerët shqiptarë janë tërësisht të pambrojtur ndaj fenomeneve me rrezikshmëri natyrore, siç janë përmbytjet, breshëri, ngricat apo stuhitë, për shkak se mungon një skemë e mirëfilltë sigurimi, duke i bërë ata që në këto kushte të çojnë dëm të gjithë mundin e tyre. Por pse mungon një skemë sigurimi në Shqipëri dhe çfarë e pengon atë?
“Jemi aktualisht në një pozicion që nuk kemi një skemë sigurimi që të që të kënaqë interesat e fermerëve, nuk e kemi sepse nuk ekziston një vullnet për të bashkëpunuar të katër aktorë, qeveria, donatorët, fermerët dhe kompanitë e sigurimeve. Këta aktorë duhet të bashkëpunojnë, të ndërveprojnë me njëri tjetrin, në mënyrë të tillë që ti ofrojnë këtij sektori që është i vështirë, një skemë që të jetë e pranueshme dhe e përballueshme nga të katër aktorët. Deri tani të gjithë barrën e peshës dhe të sakrificës ia kemi lënë fermerit. Nëse ndodh breshër i dëmtohet prodhimi dhe e mban ai gjithë peshën, shoqëritë e sigurimit nuk ofrohen në këtë proces sepse është jo dobiprurës nga pikëpamja e fitimi, donatori kërkon një vullnet të tre këtyre aktorëve që të vijë se nuk vjen.
Ekspertët analizojnë arsyet se pse nevojitet një skemë sigurimi në sektorin bujqësor shqiptar.
Neve na duhet një skemë sigurimesh sepse sot më shumë se kurrë shohim problematika që lidhen me sigurimin në bujqësi që janë ngjarjet e rrezikut që vijnë nga kushtet e motit përsëriten në mënyrë të vazhdueshme dhe më të shpeshtë. Nëse në 30 vitet e shkuara episodet e breshërit në Shqipëri sinjalizoheshin në 1 në çdo 3 ose 4 vjet, sot eposdoet e breshërit dhe flasim për një nga ngjarjet e rrezikut më shkatërruese përsa i përket prodhimit, përsëriten çdo vit. Që bën që çdo vit ata të jenë përballë një rreziku potencial që prodhimi i tyre të shkatërrohet në 10-20-30-50 apo 100%. Në këto kushte nuk është më një luks që të sigurohesh, por është një domosdoshmëri duke pasur parasysh që ne gjendemi në kushtet e nivelit më të ç’balancuar përsa i përket reshjeve, nga ana tjetër, thatësira më të gjata, episode breshëri dhe kështu me radhë”.
Së fundmi, Ministria e Bujqësisë ka nënshkruar një marrëveshje me qeverinë turke në fushën e sigurimeve në bujqësi, për të marrë eksperiencën nga modeli TARSIM që aplikon ky shtet.

Kina, paketë fiskale për të nxitur ekonominë - Pekini do të rrisë emetimin e borxhit për të mbështetur tregun
Kristi Ceta/SCAN Ministria e Financave e Kinës zbuloi një paketë stimuluese fiskale që synon ringjalljen e ekonomisë dhe arritjen e objektivit të......

OPEC redukton parashikimet për kërkesën e naftës - Rritja globale pritet të bjerë në 1.93 milionë fuçi në ditë për vitin 2024
Kristi Ceta/SCAN Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) shkurtoi më tej parashikimet për rritjen e kërkesës globale për naftë këtë vit dhe......

Cilat vende po shkojnë drejt eleminimit të parave “cash”? - Nordikët renditen në krye, Rumania në fund të listës evropiane
Kristi Ceta/SCAN Pagesat në distancë pas pandemisë nuk tregojnë shenja ngadalësimi, me vende si Norvegjia dhe Finlanda që po shkojnë drejt eleminimit......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 90.2 lekë dhe është shitur me 91.2 lekë. Euro blihet sot me 98.5 lekë dhe shitet me 99.1 lekë. Franga zvicerane......

India ndihmon Rusinë me eksportet e “ndaluara” - Bëhet furnizuesi i dytë më i madh për teknologjitë e sanksionuara
Kristi Ceta/SCAN India është bërë furnizuesi i dytë më i madh i teknologjive kritike për Rusinë, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare që synojnë të......

Anija e parë me emigrantë niset drejt Shqipërisë - Italia dërgon grupin e refugjatëve drejt qendrave të strehimit
Kristi Ceta/SCAN Një anije ushtarake italiane është nisur nga porti i Lampeduzës me një grup emigrantësh në bord me destinacion qendrat e pritjes......

Presidenti kthen për rishqyrtim ligjin “Për inspektimin” - Argumenti: Ndryshon 68 ligje të tjera, që nuk i janë nënshtruar procedurës së rregullt
Ledina Elezi/SCAN Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka kthyer për rishqyrtim ligjin më të fundit për inspektimin. Në dekret theksohet se neni 68......

Balluku inspekton punimet për lotin 6 të Unazës së Madhe të Tiranës: Gati për qarkullimin e makinave në fund të këtij viti!
Në lotin numër 6 të Unazës së Madhe të Tiranës janë realizuar mbi 70% e punimeve. Kanë përfunduar gërmimet dhe mbushja e trupit të rrugës, ndërsa pas......