Ndryshojnë rregullat për legalizimin e ndërtimeve pa leje - Futet në “lojë” stafi i njësive të vetëqeverisjes vendore

Elisabeta Dosku/ SCAN
Qeveria ka bërë disa ndryshime sa i takon procedurës së evidentimit të ndërtimeve pa leje në vend, me qëllim lehtësimin e procesit te legalizimeve. Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare i cili tashmë ka hyrë në fuqi për “përcaktimin e dokumentacionit dhe rregullave të hollësishme të evidentimit të ndërtimeve pa leje” thuhet se “Për kryerjen e procedurave të përcaktuara në vendim, Agjencia Shtetërore e Kadastrës mund të veprojë nëpërmjet stafit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, në kuadër të një marrëveshjeje të nënshkruar sipas ligjit ose mund të kontraktojë subjekte private të licencuara në fushat përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi për prokurimin publik.” Deri më tani ky proces kryhej vetëm përmes subjekteve private të licencuara në fushat përkatëse.
Konkretisht bëhet fjalë për procesin e evidentimit në terren të gjendjes ndërtimore, i cili përfshin: përditësimin e gjendjes ndërtimore dhe hartimin e “skicës fushore” për ndërtimin së bashku me parcelën ndërtimore; plotësimin e të gjitha elementeve të aktit të evidentimit, përfshirë edhe funksionin, për çdo ndërtim pa leje; hartimin e genplanit dhe planimetrisë, sipas gjendjes së përditësuar për çdo ndërtim pa leje; krijimin e hartës së bllokut kadastral me gjendjen ndërtimore të përditësuar, në format elektronik dhe në hard copy; plotësimin e bazës të të dhënave të ndërtimeve pa leje me informacionin e përftuar nga përditësimi në terren i gjendjes ndërtimore.
Dhe vetëm pasi të ketë kryer procedurat administrative të mësipërme, drejtoria vendore e ASHK-së vijon me procesin e legalizimit të ndërtimit.
Nga ana tjetër ka ndryshuar edhe modeli i aktit të evidentimit që do të zbatohet në raste të tilla.
Sondazh

Plani i rritjes së BE për Ballkanin Perëndimor - Varhelyi: Pagesat e para të shumës totale prej 6 mld euro, brenda muajit
Gjatë konferencës për mediat me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në......

20 mln euro kursim nga SEPA në vitin e parë - BSH: Kostoja e pagesave ndërkufitare në euro do të jetë 5 herë më e ulët
Ledina Elezi/SCAN Anëtarësimi në SEPA pritet t'i kursejë Shqipërisë deri në 20 milionë euro në vitin e parë, për t’u rritur në mënyrë progresive në......

Shqipëria, tashmë më pranë BE - Çelen negociatat për grup-kapitullin e parë
Shqipëria ka çelur sot në Luksemburg negociatat me Bashkimin Europian për grup-kapitullin e parë. Gjatë një konference për mediat me ministrin hungarez......

BQE drejt uljes së tretë të normës së interesit për këtë vit!
Edel Strazimiri / SCAN Banka Qendrore Europiane është në rrugën e duhur për të ofruar uljen e saj të tretë të normës së interesit për vitin 2024 në......

Cili është shteti më i korruptuar europian?
Edel Strazimiri / SCAN Kryeministri Viktor Orbán u akuzua se e ktheu Hungarinë në "vendin më të korruptuar në BE" pas fjalimit të tij në Parlamentin......

A do t'i detyrojë qytetarët e pasur të largohen rritja e ardhshme e taksave në Francë?
Edel Strazimiri / SCAN Në Francë, rreth 65,000 familje me të ardhura të larta mund të përballen me një rritje të re të jashtëzakonshme të taksave, e......

Diagnoza/ Pse mungon skema e sigurimit në bujqësi? - Rrapaj: Përgjegjësia bie mbi 4 aktorë. Guri: Nuk është luks, por domosdoshmëri
Elisabeta Dosku/ SCAN Ndërsa kemi hyrë zyrtarisht në sezonin vjeshtë-dimër, fermerët shqiptarë janë tërësisht të pambrojtur ndaj fenomeneve me......

Kina, paketë fiskale për të nxitur ekonominë - Pekini do të rrisë emetimin e borxhit për të mbështetur tregun
Kristi Ceta/SCAN Ministria e Financave e Kinës zbuloi një paketë stimuluese fiskale që synon ringjalljen e ekonomisë dhe arritjen e objektivit të......