“Hartimi i legjislacionit, në konsultim me bizneset” - Të krijohet një bazë të dhënash për prodhuesit vendas dhe produktet e tyre

Ledina Elezi/SCAN
Bizneset kërkojnë që Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të fillojë krijimin e një baze të dhënash ku të përfshihet numri i prodhuesve vendas dhe lloji i produkteve të tyre, me qëllim që të identifikohen sektorët strategjikë dhe bizneset të drejtohen se ku të investojnë. Kjo bazë të dhënash mund të shërbejë si pikënisje për analiza të mëtejshme nga perspektiva konkurruese lokale dhe duhet të përditësohet çdo vit.
Të dhëna të tilla janë të një rëndësie të madhe për MEKI-n për të kryer analizat përkatëse konkurruese për sektor, identifikimin e produkteve ose sektorëve prioritarë, problemet e tyre, ndërtimin e politikave të duhura apo negocimin e marrëveshjeve në nivel rajonal.
Në studimin e realizuar nga Këshilli i Investimeve, rekomandimet e bizneseve kërkojnë veprime dhe rol proaktiv si të institucioneve qeveritare, ashtu edhe të komunitetit të biznesit. Përmirësimi i praktikave të konsultimit publik mund t’i japë një shtysë cilësisë së legjislacionit parësor dhe dytësor të miratuar në vend, veçanërisht atyre që lidhen drejtpërdrejt me direktivat dhe rregulloret e BE-së që shpesh janë të ndërlikuara, mbartin detaje dhe transpozimi i të cilave kërkon ekspertizë specifike sektoriale.
Prandaj, përfshirja më e madhe e aktorëve në fazën e hartimit të legjislacionit në lidhje me cilësinë dhe standardet, do të ndërgjegjësojë, lehtësojë zbatimin dhe do të minimizojë rastet kur ato dështojnë me zbatimin e legjislacionit dhe janë subjekt i sanksioneve dhe masave kufizuese nga inspektorate të ndryshme.
Sondazh

Shqipëria çel negociatat për grup-kapitullin e parë “BE ka nevojë për energji të re”, Rama: Moment historik!
Diamila Leka/SCAN Kryeministri Rama i cili ndodhet në krye të delegacionit shqiptar për të marrë pjesë në Konferencën e dytë Ndërqeveritare me BE,......

“Grup-kapitulli i parë, më i rëndësishmi” - Kamberi: Duhen kapacitete në burime njerëzore për të përfituar fondet
Lidion Kulla/SCAN Grup-kapitulli i parë i negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, është ndër më të rëndësishmin, sepse është......

Taksë e sheshtë për turizmin - Qeveria synon 14.8 mln euro. Bashkë me taksën e fjetjes, në total 85 mln euro
Ola Mitre/SCAN Qeveria synon vendosjen e një takse të sheshtë për sektorin e turizmit, që pritet të sjellë një rritje të konsiderueshme të të ardhurave......

Ndryshojnë rregullat për legalizimin e ndërtimeve pa leje - Futet në “lojë” stafi i njësive të vetëqeverisjes vendore
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria ka bërë disa ndryshime sa i takon procedurës së evidentimit të ndërtimeve pa leje në vend, me qëllim lehtësimin e......

Plani i rritjes së BE për Ballkanin Perëndimor - Varhelyi: Pagesat e para të shumës totale prej 6 mld euro, brenda muajit
Gjatë konferencës për mediat me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në......

20 mln euro kursim nga SEPA në vitin e parë - BSH: Kostoja e pagesave ndërkufitare në euro do të jetë 5 herë më e ulët
Ledina Elezi/SCAN Anëtarësimi në SEPA pritet t'i kursejë Shqipërisë deri në 20 milionë euro në vitin e parë, për t’u rritur në mënyrë progresive në......

Shqipëria, tashmë më pranë BE - Çelen negociatat për grup-kapitullin e parë
Shqipëria ka çelur sot në Luksemburg negociatat me Bashkimin Europian për grup-kapitullin e parë. Gjatë një konference për mediat me ministrin hungarez......

BQE drejt uljes së tretë të normës së interesit për këtë vit!
Edel Strazimiri / SCAN Banka Qendrore Europiane është në rrugën e duhur për të ofruar uljen e saj të tretë të normës së interesit për vitin 2024 në......