Shqipëria Postuar më 15 Tetor 2024, 18:01

Shqipëria drejt BE-së, një rrugëtim plot me sfida/ Aplikimi për anëtarësim në BE u bë që në prill të vitit 2009

Nga SCAN TV
Shqipëria drejt BE-së, një rrugëtim plot me sfida/ Aplikimi

Shqipëria nuk arriti për afro dhjetë vjet që të kishte një datë faktike për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Aplikimi për anëtarësim në BE u bë në prill të vitit 2009, dhe vetëm në qershor të 2014 arriti që të merrte statusin e vendit kandidat. Por për çeljen e negociatave fillimisht duhet të plotësoheshin një seri kushtesh, me në krye ato të Bundestagut gjerman. Me tej ky proces u pengua nga veto e Francës dhe e Holandës, që shfaqën skepticizmin dhe prentendimet e tyre për rezultate të pakta në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në vend.

Shqipëria shpresonte të ulej në tryezën e negociatave në vitin 2021, por këtë herë pengesa erdhi nga Bullgaria, që ngriti veton ndaj Maqedonisë së Veriut, me pretendimin e një konflikti dypalësh mbi historinë dhe gjuhën. Tashmë me vendimin për hapjen e kapitullit të pare të negociatave, Shqipëria do të vijojë e vetme rrugëtimin në të cilën joformalisht ndodhej së bashku me Maqedoninë e Veriut.

Për herë të parë Shqipëria vendosi marrëdhëniet diplomatike me Komunitetin Europian në vitin 1991, fill pas rënies së sistemit komunist.

Në vitin 1992 u nënshkrua Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë dhe Shqipëria u bë e pranueshme për financim në kuadrin e programit të BE-së Phare. Në vitin 1997, Këshilli i Ministrave i BE-së krijoi kushtëzime politike dhe ekonomike për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe BE. Në vitin 1999, BE propozoi Procesin e ri të Stabilizim Asociimit. Që nga viti 1999 Shqipëria përfitoi nga Preferencat Autonome të Tregtisë me BE. Më 12 qershor 2006, Marrëveshja e Stabilizim Asocimit u nënshkrua në Luksemburg.

Më 9 nëntor 2006, Komisioni Evropian vendosi të fillojë negociatat për lehtësimin e vizave me Shqipërinë dhe më 1 janar 2008 hyri në fuqi marrëveshja për lehtësimin e vizave. Më 28 prill 2009, Shqipëria aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian, proces që praktikisht nis me negocimin e grupkapitullit të parë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat