Borxhi global do të shkojë mbi 100 trilionë USD - FMN: Rritja, nga shpenzimet për tranzicionin e gjelbër dhe sigurinë

Kristi Ceta/SCAN
Borxhi total publik në botë do të kalojë 100 trilionë dollarë këtë vit për herë të parë dhe mund të rritet më shpejt se sa pritej pasi ndjenjat politike favorizojnë shpenzimet më të larta dhe rritja e ngadaltë rrit nevojat dhe kostot e huamarrjes, u shpreh Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Raporti më i fundit i Monitorit Fiskal të FMN-së tregoi se borxhi publik global do të arrijë në 93% të Produktit të Brendshëm Bruto global deri në fund të 2024-ës dhe do t'i afrohet 100% deri në vitin 2030. Kjo do të kalonte kulmin prej 99% gjatë COVID-19. Do të rritet gjithashtu 10 pikë përqindjeje nga viti 2019, përpara se pandemia të shtonte ndjeshëm shpenzimet e qeverive.
I publikuar një javë përpara se FMN dhe Banka Botërore të mbajnë takimet vjetore në Uashington, Monitori Fiskal tha se ka arsye të mira për të besuar se nivelet e ardhshme të borxhit mund të jenë shumë më të larta se sa është parashikuar aktualisht, duke përfshirë dëshirën për të shpenzuar më shumë në SHBA, ekonominë më të madhe në botë. Në raport thuhet se presionet e shpenzimeve për të adresuar tranzicionet e gjelbra, plakjen e popullsisë, shqetësimet e sigurisë dhe sfidat e gjata të zhvillimit janë në rritje.
Shqetësimet e FMN-së për rritjen e niveleve të borxhit vijnë tre javë përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA, në të cilat të dy kandidatët kanë premtuar ulje të reja tatimore dhe shpenzime që mund të shtojnë triliona dollarë në deficitet federale.
Projeksionet e borxhit priren të nënvlerësojnë rezultatet aktuale me marzhe të konsiderueshme, me raportet e realizuara të borxhit ndaj PBB-së pesë vjet përpara, mesatarisht 10% më të larta se sa ishte parashikuar fillimisht.
Raporti përfshin një "skenar shumë të pafavorshëm" që tregon se borxhi publik global mund të arrijë në 115% në vetëm tre vjet, 20 pikë përqindje më të lartë se sa është parashikuar aktualisht.
Sondazh

Rritje vjetore pagash deri në 2027 - Çfarë parashikon Banka e Greqisë gjatë katër viteve të ardhshëm?
Kristi Ceta/SCAN Greqia parashikon rritje vjetore të pagave nga 4.8% deri në 5.3% gjatë katër viteve të ardhshme për të arritur objektivat e qeverisë......

16 emigrantët e parë mbërrijnë në Shëngjin - Pasi pajisen me kod QR, transportohen në Gjadër
Ernilda Luzi/SCAN Ka mbërrritur në portin e Shëngjinit anija “Libra” e Marinës Italiane, e cila ka sjellë grupin e parë të emigrantëve në qendrat e......

Shqipëria drejt BE-së, një rrugëtim plot me sfida/ Aplikimi për anëtarësim në BE u bë që në prill të vitit 2009
Shqipëria nuk arriti për afro dhjetë vjet që të kishte një datë faktike për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Aplikimi për anëtarësim në BE u bë në......

Mali i Zi me më pak se 5% të banorëve shqiptarë - 31 mijë shqiptarë, MONSTAT publikon rezultatet e Censit 2023
Në Mal të Zi, 41.1 për qind e qytetarëve deklarohen si malazezë, ndërsa 32.9 për qind si serbë, tregojnë rezultatet e regjistrimit të fundit të......

Vendet europiane dhe organizatat jofitimprurëse premtojnë afro 630 milionë euro financime të reja për OBSH-në!
Edel Strazimiri / SCAN Vendet europiane dhe një pjesë e vogël e grupeve jofitimprurëse kanë zotuar 700 milionë dollarë (627.4 milionë euro) për të......

“6.7 mld euro të ardhura nga turizmi” - Draft strategjia 2024-2030/ 6 prioritete kyçe, stimuj fiskalë për investimet
Ola Mitre/SCAN Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik draft Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2024 – 2030, që është dokumenti......

Turizmi, synohet 2-fishim i netë-qëndrimeve në 2030 - Draft-strategjia, parashikohet edhe rritje e numrit të shtretërve
Hamit Yzeiraj/SCAN Sektori i turizmit po shfaqet si një lokomotivë e re, që pritet të tërheqë me forcë ekonominë e vendit në vitet që vijnë. Qeveria po......

Gati për mbërritjen e emigrantëve nga Italia - Qytetarët shprehin mikpritjen, ndërsa grupi i parë akomodohet në Shëngjin
Kristi Ceta/SCAN Banorët vendas në qytetin shqiptar të Shëngjinit thanë të martën për agjencinë e lajmeve Reuters se ishin gati për ardhjen e grupit të......