Rritje vjetore pagash deri në 2027 - Çfarë parashikon Banka e Greqisë gjatë katër viteve të ardhshëm?

Kristi Ceta/SCAN
Greqia parashikon rritje vjetore të pagave nga 4.8% deri në 5.3% gjatë katër viteve të ardhshme për të arritur objektivat e qeverisë për vendosjen e pagës minimale në 950 € në vitin 2027 dhe pagën mesatare në 1,500 €.
Sipas kuadrit të strategjisë afatmesme fiskale, ritmi i rritjes së pagës minimale do të jetë rreth 40 euro në vit, në mënyrë që gradualisht të rritet nga 830 euro në 2024 në 950 euro në 2027.
Prandaj, synimi i qeverisë parasheh formimin e pagës mesatare prej 1,500 euro në fund të katër viteve. Arritja e këtij qëllimi kërkon rritje afër 5.3%, pra rritja vjetore duhet të shkojë mbi 60 euro. Paga mesatare në 2024 pritet të rritet në 1,313.55 euro nga 1,251 në 2023. Në 2025 do të rritet në 1,379.22 euro, vitin më pas në 1,448, për të arritur në 1520.50 euro në 2027.
Mungesa e kontratave kolektive të punës krijon një vështirësi shtesë në formimin e pagës së re mesatare, pasi grupe të mëdha punëtorësh nuk nënshkruajnë kontrata prej disa vitesh, duke rezultuar pranë kufijve të pagës minimale.
Rritje mesatare rreth 5% në vit për vitet e ardhshme parashikon edhe Banka e Greqisë në raportin e saj. Norma e rritjes e parashikuar nga banka qendrore është 5.8% këtë vit, 4.9% në 2025 dhe 5.1% në 2026.
Në të njëjtën kohë, Banka e Greqisë në raportin e fundit për Politikën Monetare parashikon rritje pagash me mesatarisht 5% për vitet e ardhshme, duke theksuar se kompanitë do të detyrohen të rrisin pagat e punonjësve, nga njëra anë për t'i mbajtur ata në pozicionet e tyre, dhe nga ana tjetër për të tërhequr aftësi dhe kualifikime që janë në mungesë dhe që ndikojnë në konkurrencën dhe përfitimin e vetë kompanive.
Siç thuhet në raport, “pagat nominale për punonjës do të rriten kryesisht si rezultat i shtrëngimit në rritje në tregun e punës, por edhe bazuar në marrëveshjet e fundit kolektive të punës në degë të ndryshme të sektorit privat”.
Sondazh

16 emigrantët e parë mbërrijnë në Shëngjin - Pasi pajisen me kod QR, transportohen në Gjadër
Ernilda Luzi/SCAN Ka mbërrritur në portin e Shëngjinit anija “Libra” e Marinës Italiane, e cila ka sjellë grupin e parë të emigrantëve në qendrat e......

Shqipëria drejt BE-së, një rrugëtim plot me sfida/ Aplikimi për anëtarësim në BE u bë që në prill të vitit 2009
Shqipëria nuk arriti për afro dhjetë vjet që të kishte një datë faktike për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Aplikimi për anëtarësim në BE u bë në......

Mali i Zi me më pak se 5% të banorëve shqiptarë - 31 mijë shqiptarë, MONSTAT publikon rezultatet e Censit 2023
Në Mal të Zi, 41.1 për qind e qytetarëve deklarohen si malazezë, ndërsa 32.9 për qind si serbë, tregojnë rezultatet e regjistrimit të fundit të......

Vendet europiane dhe organizatat jofitimprurëse premtojnë afro 630 milionë euro financime të reja për OBSH-në!
Edel Strazimiri / SCAN Vendet europiane dhe një pjesë e vogël e grupeve jofitimprurëse kanë zotuar 700 milionë dollarë (627.4 milionë euro) për të......

“6.7 mld euro të ardhura nga turizmi” - Draft strategjia 2024-2030/ 6 prioritete kyçe, stimuj fiskalë për investimet
Ola Mitre/SCAN Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik draft Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2024 – 2030, që është dokumenti......

Turizmi, synohet 2-fishim i netë-qëndrimeve në 2030 - Draft-strategjia, parashikohet edhe rritje e numrit të shtretërve
Hamit Yzeiraj/SCAN Sektori i turizmit po shfaqet si një lokomotivë e re, që pritet të tërheqë me forcë ekonominë e vendit në vitet që vijnë. Qeveria po......

Gati për mbërritjen e emigrantëve nga Italia - Qytetarët shprehin mikpritjen, ndërsa grupi i parë akomodohet në Shëngjin
Kristi Ceta/SCAN Banorët vendas në qytetin shqiptar të Shëngjinit thanë të martën për agjencinë e lajmeve Reuters se ishin gati për ardhjen e grupit të......

“Hartimi i legjislacionit, në konsultim me bizneset” - Të krijohet një bazë të dhënash për prodhuesit vendas dhe produktet e tyre
Ledina Elezi/SCAN Bizneset kërkojnë që Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të fillojë krijimin e një baze të dhënash ku të përfshihet......