Shqipëria Postuar më 16 Tetor 2024, 11:23

Stimuj për nxitjen e investimeve në turizëm - Nga PPP-të, te incentivat fiskale e jo fiskale. Masat e parashikuara për 6-vjeçarin

Nga SCAN TV
Stimuj për nxitjen e investimeve në turizëm - Nga PPP-të, te

Ola Mitre / SCAN

 

Investimet në turizëm janë një nga 6 prioritetet e parashikuar në draft Strategjnë Kombëtare të Turizmit 2024 – 2030, duke parashikuar aplikimin e një skeme për nxitjen e tyre. Sipas dokumentit kjo skemë duhet të përfshijë instrumente të ndryshme, siç janë: stimujt fiskalë, stimujt jofiskalë, subvencionet për mbulimin e normës së interesit, reduktimin e barrierave financiare, kreditë me interes të ulët, grantet, etj.

Partneriteti publik privat konsiderohet si një nga mekanizmat financiarë kryesorë, për shfrytëzimin e përbashkët të tokave dhe pasurive publike. “Ky hap është thelbësor për të siguruar bashkëpunime të dobishme dhe të qëndrueshme, duke shfrytëzuar burimet publike për të tërhequr investime dhe ekspertizë private”, - thuhet në draft strategji.

Po ashtu, parashikohet prezantimi i skemave specifike investimi për ndërmarrjet turistike mikro, të vogla dhe të mesme, si subvencionet për mbulimin e normës së interesit apo grantet, ose stimuj fiskalë si lehtësirat tatimore, me qëllim uljen e barrës financiare për këto biznese.

Gjithashtu, parashikohet aplikimi i skemave të investimeve për zonat me përparësi për zhvillimin e turizmit. “Ato duhet të konsistojnë në stimuj të ndryshëm fiskalë dhe jofiskalë, duke stimuluar më tej investimet në zonat me përparësi për zhvillimin e turizmit”, - specifikohet në dokument.

Sipas draftit, këto masa pritet të rnxisin rritjen ekonomike, do të rrisin aktivitetin e investimit të NMVM-ve, do të kontribuojnë në formalizimin e sektorit, do të krijojnë vende pune dhe do të promovojnë Shqipërinë si një destinacion kryesor të turizmit të qëndrueshëm.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat