Kontrabandonin botox të paligjshëm - Policia, kontrolle në 30 klinika estetike. Në pranga 3 administratorë

Ernilda Luzi/Scan
Policia e Shtetit ka zhvilluar kontrolle në 30 qendra estetike në Tiranë, për goditjen e rasteve të kontrabandimit dhe tregtimit të kundërligjshëm të botoksit mjekësor nga klinikat estetike.
Sipas njoftimit zyrtar, u vunë në pranga administratori i subjektit që kontrabandonte dhe magazinonte produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizonte me të klinikat, në pranga dhe administratoret e 2 klinikave.
Gjithashtu po procedohen penalisht administratoret e 5 klinikave, si dhe po punohet për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të 3 administratorëve.
Nga kontrollet dhe verifikimet në këto subjekte rezultoi se administratorët e tyre nuk deklaronin në organet tatimore, të ardhurat që përfitonin nga injektimi i produktit “Botulinum toxin” te pacientët, pasi produkti dyshohet se është i kundërligjshëm dhe i kontrabanduar.
Si rezultat i veprimeve policore dhe hetimore, të kryera në kuadër të një procedimi penal, të iniciuar për veprat "Kontrabanda me mallra të licencuara finalizoi operacionin policor të koduar “Botulinum toxin”.
Policia e Shtetti bën me dije se në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të këtij operacioni, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset dhe njëkohësisht u shpallën në kërkim të gjithë adminstratorët e klinikave estetike ku injektohej ky produkt.
Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.
Sondazh

Makineri e re për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas - Balluku: Standard i lartë punimesh për një udhëtim të rehatshëm
Ernilda Luzi/ Scan Në Shqipëri ka mbërritur makineria moderne, Tamping e cila do t'i japë një hov punimeve për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas.......

Cili vend europian merr kurorën në sondazhin global për pensionet?
Edel Strazimiri / SCAN Holanda ka mbajtur vendin e parë si vendi me sistemin më të mirë të pensioneve në botë, për shkak të bazës së fortë të aseteve......

Milionerët europianë: Cili vend do të jetë në krye të ligës deri në vitin 2028?
Edel Strazimiri / SCAN Turqia, Rusia dhe Suedia janë vendet europiane që do të shohin rritjen më të madhe të përqindjes së milionerëve deri në vitin......

Moldavia fillon përgatitjet për referendumin e ardhshëm mbi anëtarësimin në BE si dhe për zgjedhjet presidenciale!
Edel Strazimiri / SCAN Moldavët do të votojnë dy herë të dielën së pari, në zgjedhjet presidenciale të vendit dhe më pas në një referendum të......

Nafta pëson rënie të ndjeshme pas njoftimit se Izraeli nuk synon më objektet e naftës të Iranit!
Edel Strazimiri / SCAN Çmimet e naftës së papërpunuar ranë ndjeshëm pas raporteve se Izraeli mund të përmbahet nga shënjestrimi i naftës ose objekteve......

Sfera e dytë në botë do të ndërtohet në Abu Dhabi!
Edel Strazimiri / SCAN Sfera e dytë në botë është nisur për në Abu Dhabi, pas hapjes së kompleksit të parë argëtues me kube gjigante në Las Vegas......

Inflacioni britanik bie në nivelin më të ulët në 3 vjet - Rrit shpresat për një tjetër ulje të normës!
Edel Strazimiri / SCAN Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë në nivelin më të ulët për më shumë se tre vjet, treguan shifrat zyrtare të mërkurën,......

Rikuperon Dollari amerikan ndërsa Paundi humbet pikë!
Dollari amerikan duket se ka rikuperuar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 90.3 lekë dhe është shitur me 91.3 lekë sipas kursit të këmbimit......