Si do të aplikohet formula e re e sigurimit të makinave? - Kaçi: Kemi regjistrin e të gjitha dëmeve, llogariten 7 faktorë risku

Elisabeta Dosku/ SCAN
Nga 1 janari 2025, drejtuesit e automjeteve në vend do të përballen me një formulë të re të përllogaritjes së primit të sigurimit të detyrueshëm motorik, ku për disa çmimi do të jetë më i ulët dhe për disa do të rritet. Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Drejtoresha ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, prezantoi rregulloren e miratuar së fundmi. Ajo shpjegoi se primi do të llogaritet në bazë të 7 elementeve të riskut, siç është mosha e shoferit, vjetërsia e makinës, historiku i dëmeve, fuqia motorike, etj,
“Do të ketë një gërshetim midis karakteristikave te mjetit dhe drejtuesit, por nëse makinën ia le dikujt tjetër, malusi i shkon jo vetëm drejtuesit te automjetit por edhe pronarit e mjetit. Një dëm i ndodhur gjate vitit të fundit, do ketë efekt vetëm për vitin e ardhshëm. Ndërse për ata që shkaktojnë 2-3 dëme, atëherë do të jenë më të penalizuar”.
Drejtuesja e AMF theksoi se ekziston e gjithë databasa e duhur e historikut të dëmeve në mënyrë që të bëhet një llogaritje e saktë.
“AMF ka një regjistër ku çdo dëm qe kalon tek kompanitë ,vjen tek ne dhe ne i kemi pasur te gjitha te dhënat e nevojshme për të bere këtë rregullore.”
Kreu i Komisionit të Ekonomisë, ka rekomanduar që tashmë duhet të merren masa për t’u siguruar që kjo rregullore të implementohet siç duhet dhe të mos ketë abuzime.
“Merrni masa dhe bëni kontrollet që qytetarët të jenë të qartë më 1 janar 2025. Roli juaj duhet te jetë më aktiv dhe që qëllimi i mire i kësaj skeme të bashkëshoqërohet me sukses. Sa më të kujdesshëm me aplikimin”.
Rregullorja e re synon të aplikojë një çmim të drejtë primi për çdo drejtues automjeti, minimizimin e aksidenteve rrugore, rritjen e ndërgjegjësimit dhe inkurajimin e tyre për të përdorur mjete me fuqi motorike më të ulët.
Sondazh

Stimuj për nxitjen e investimeve në turizëm - Nga PPP-të, te incentivat fiskale e jo fiskale. Masat e parashikuara për 6-vjeçarin
Ola Mitre / SCAN Investimet në turizëm janë një nga 6 prioritetet e parashikuar në draft Strategjnë Kombëtare të Turizmit 2024 – 2030, duke parashikuar......

Raporti/ Rritja e kostove të ilaçeve po shtrëngon buxhetet kombëtare të Europës!
Edel Strazimiri / SCAN Raporti i Platformës Europiane të Sigurimeve Shoqërore (ESIP) ekzaminoi nivelet e shpenzimeve publike kombëtare për ilaçet dhe u......

Kontrabandonin botox të paligjshëm - Policia, kontrolle në 30 klinika estetike. Në pranga 3 administratorë
Ernilda Luzi/Scan Policia e Shtetit ka zhvilluar kontrolle në 30 qendra estetike në Tiranë, për goditjen e rasteve të kontrabandimit dhe tregtimit të......

Makineri e re për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas - Balluku: Standard i lartë punimesh për një udhëtim të rehatshëm
Ernilda Luzi/ Scan Në Shqipëri ka mbërritur makineria moderne, Tamping e cila do t'i japë një hov punimeve për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas.......

Cili vend europian merr kurorën në sondazhin global për pensionet?
Edel Strazimiri / SCAN Holanda ka mbajtur vendin e parë si vendi me sistemin më të mirë të pensioneve në botë, për shkak të bazës së fortë të aseteve......

Milionerët europianë: Cili vend do të jetë në krye të ligës deri në vitin 2028?
Edel Strazimiri / SCAN Turqia, Rusia dhe Suedia janë vendet europiane që do të shohin rritjen më të madhe të përqindjes së milionerëve deri në vitin......

Moldavia fillon përgatitjet për referendumin e ardhshëm mbi anëtarësimin në BE si dhe për zgjedhjet presidenciale!
Edel Strazimiri / SCAN Moldavët do të votojnë dy herë të dielën së pari, në zgjedhjet presidenciale të vendit dhe më pas në një referendum të......

Nafta pëson rënie të ndjeshme pas njoftimit se Izraeli nuk synon më objektet e naftës të Iranit!
Edel Strazimiri / SCAN Çmimet e naftës së papërpunuar ranë ndjeshëm pas raporteve se Izraeli mund të përmbahet nga shënjestrimi i naftës ose objekteve......