Për çdo çift që “lidhet”, një tjetër “zgjidhet” - Duraj: Kostoja e divorcit, 55 mijë lekë. Të rinjtë nuk kanë siguri financiare

Hamit Yzeiraj/SCAN
Nëse në të shkuarën raporti raporti divorc-martesë ka qënë në raportin 1/5, sot kemi arritur në fazën që për çdo çift që kërkon të vendosë unazat, një çift tjetër i heq ato. Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, kjo nuk vjen për shkak të rritjes së kërkesës për t’u divorcuar, por si pasojë e pasigurisë që kanë çiftet e reja për të lidhur kurorë.
“Kemi një numër të ulët të martesave, që vjen si pasojë e faktorëve ekonomikë, shumë të rinj nuk martohen pasi nuk e kanë të sigurt të ardhmen e tyre siç është mospatja e një pune e cila nuk përshtatet me formimin e tyre professional. Pjesa më e rëndësishme është dhe pajisja me një banesë sot pasi një çifti të ri I duhen 3 vjet punë për ta siguruar një të tillë," shprehet avokati Alban Duraj.
Nga ana tjetër, për ti dhënë fundin një martese ka dhe një sërë kostosh që çifti merr përsipër për të mbyllur lidhjen e tyre. Këto shpenzime, kur të dyja palët nuk shfaqin pengesa në vendim që kanë marrë, llogariten minimalisht diku tek 55 mijë lekë.
“Së pari është kostoja për hartimin e kërkesë-padisë, e cila investohet avokati në lidhje me këtë hartim, së dyti kemi koston për përfaqësimin gjyqësor. 15 mijë lekë është hartimi I kërkesë padisë dhe 40 mijë lekë është përfaqësimi, duke shkuar në total 55 mijë lekë," shprehet avokati Alban Duraj për televizionin Scan”.
Sipas të dhënave nga Ministria e Drejtësisë, përgjatë viti 2023 numri i çështjeve për divorc në dyert e gjykatave ka arritur në rreth 5.600, ndërsa kërkesat për martesë diku tek 6.700.
Sondazh

“SEPA, po kryhen procedurat finale” - Minxhozi: Lek i ri lek i vjetër, “luftë” e fortë
Alida Lula / Scan Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA, i cili shënon një moment historik të rëndësishëm në rrugëtimin e vendit drejt integrimit evropian,......

Kritere të reja për auditimet e KLSH - Kuvendi: Të vendosen afate për kohëzgjatjen dhe transparencë për caktimin e audituesve
Ola Mitre / SCAN Pas debateve të forta në Komisionin parlamentar të Ekonomisë mes deputetëve të maxhorancës javën që kaloi, në projektrezolutën për......

Si do të gjurmohen të punësuarit me paga të nëndeklaruara? - Plani/ Ndryshojnë kriteret e riskut, kontroll sistemit të listëpagesave
Elisabeta Dosku/ SCAN Administrata tatimore do të fokusohet përgjatë këtij viti dhe në vijim në evidentimin e punonjësve jashtë listëpagesave të......

Si do të aplikohet formula e re e sigurimit të makinave? - Kaçi: Kemi regjistrin e të gjitha dëmeve, llogariten 7 faktorë risku
Elisabeta Dosku/ SCAN Nga 1 janari 2025, drejtuesit e automjeteve në vend do të përballen me një formulë të re të përllogaritjes së primit të sigurimit......

Stimuj për nxitjen e investimeve në turizëm - Nga PPP-të, te incentivat fiskale e jo fiskale. Masat e parashikuara për 6-vjeçarin
Ola Mitre / SCAN Investimet në turizëm janë një nga 6 prioritetet e parashikuar në draft Strategjnë Kombëtare të Turizmit 2024 – 2030, duke parashikuar......

Raporti/ Rritja e kostove të ilaçeve po shtrëngon buxhetet kombëtare të Europës!
Edel Strazimiri / SCAN Raporti i Platformës Europiane të Sigurimeve Shoqërore (ESIP) ekzaminoi nivelet e shpenzimeve publike kombëtare për ilaçet dhe u......

Kontrabandonin botox të paligjshëm - Policia, kontrolle në 30 klinika estetike. Në pranga 3 administratorë
Ernilda Luzi/Scan Policia e Shtetit ka zhvilluar kontrolle në 30 qendra estetike në Tiranë, për goditjen e rasteve të kontrabandimit dhe tregtimit të......

Makineri e re për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas - Balluku: Standard i lartë punimesh për një udhëtim të rehatshëm
Ernilda Luzi/ Scan Në Shqipëri ka mbërritur makineria moderne, Tamping e cila do t'i japë një hov punimeve për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas.......