Shqipëria Postuar më 16 Tetor 2024, 20:52

Hapja e negociatave Shqipëri-BE, si ndikohet ekonomia/ Yzeiraj: Kemi përfitime direkte dhe indirekte, anëtarësimi në SEPA, një ndër to

Nga SCAN TV
Hapja e negociatave Shqipëri-BE, si ndikohet ekonomia/ Yzeiraj: Kemi

Fabjona Pasho/ Scan

Shqipëria ka hapur këtë të martë negociatat me Bashkimin Europian për grup-kapitullin e parë.

Zëvendësministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Endrit Yzeiraj, në emisionin Box to Box në Scan foli për impaktin ekonomik. Nga përfitimi i financimit shtesë të BE-së për Ballkanin Perëndimor, e deri tek anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA, për të cilën Yzeiraj tha se afati i fundit është vera e 2026-ës.

Sipas zëvendësministrit Yzeiraj, Shqipëria ka një sërë projektesh infrastrukturore për të cilat do të aplikojë për të përfituar nga fondet e Bashkimit Europian, të cilat 1/3 janë në formë granti dhe pjesa tjetër kredi me interesa të buta.

Yzeiraj theksoi se Shqipëria duhet të realizojë disa reforma themelore deri në vitin 2027, për të përfituar fonde shtesë nga unioni.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat