Europa Postuar më 17 Tetor 2024, 11:51

“2/3 e furnizimeve me ujë në Evropë kanë kimikate” - Agjencia e Mjedisit kërkon masa për përmirësimin e situatës deri në 2030

Nga SCAN TV
“2/3 e furnizimeve me ujë në Evropë kanë

Kristi Ceta/SCAN

 

Vetëm një e treta e ujërave sipërfaqësore të Evropës janë të pastra dhe pa kimikate, sipas një raporti të ri nga Agjencia Evropiane e Mjedisit.

Lumenjtë, liqenet dhe ujërat bregdetare të Evropës, si dhe ekosistemet që ata mbështesin, janë "të ndikuar rëndë nga kimikatet", paralajmëron Agjencia. Ndotja e ajrit nga impiantet e qymyrit dhe pesticidet nga bujqësia janë dy nga faktorët kryesorë, po ashtu dhe ndryshimet klimatike, përdorimi i tepërt i ujit dhe degradimi i habitateve.

Nëse nuk merren masa për të përmirësuar qëndrueshmërinë e furnizimeve me ujë të ëmbël, Evropa mund të përballet me sfida serioze për sigurinë e ujit. Aktualisht, 20 për qind e territorit të Evropës dhe 30 për qind e popullsisë preken nga “stresi ujor” çdo vit. Ky fenomen ndodh kur kërkesa për ujë tejkalon sasinë e disponueshme gjatë një periudhe të caktuar ose kur cilësia e dobët e kufizon përdorimin e tij.

Sipas Direktivës për Ujërat në BE, lumenjtë, liqenet, ujërat tranzicionale, bregdetare dhe nëntokësore evropiane supozohej të arrinin "status të mirë kimik" deri në vitin 2015. Agjencia e Mjedisit raporton se është bërë pak përparim që nga viti 2010, me vetëm 29 për qind të ujërave sipërfaqësore të Evropës që kanë arritur këtë status deri në vitin 2021, që do të thotë se nuk janë tepër të ndotura.

Ndërsa vetëm 37 për qind arritën një status të lartë ekologjik. Ndotësit jetëgjatë, si merkuri, janë pjesërisht fajtorë për përparimin e ngadaltë të përmirësimeve. Pa ta, 80 për qind e ujërave sipërfaqësore do të arrinin status të mirë.

Furnizimet e ujërave nëntokësore, të cilat sigurojnë dy të tretat e ujit të pijshëm të Evropës, shkojnë pak më mirë me 77 për qind aktualisht në gjendje të mirë kimike dhe 91 për qind tregojnë furnizime të mira në 19 vendet e BE-së (dhe Norvegjinë) të përfshira në raport.

Bujqësia luan një rol kyç në degradimin e furnizimeve sipërfaqësore dhe nëntokësore. Reduktimi i përdorimit të ujit dhe kthimi në procese bujqësore më organike mund të sjellë përmirësime të rëndësishme. Raporti u bën thirrje vendeve anëtare që të përgjysmojnë humbjet e lëndëve ushqyese dhe përdorimin e pesticideve deri në vitin 2030. Sipas ekspertëve, edhe rritja e çmimit të ujit mund të inkurajojë përdorimin më të kujdesshëm të burimit, duke financuar investimet në përmirësimet e sistemit.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat