Shqipëria Postuar më 17 Prill 2023, 11:12

Turistët e huaj “ushqyen” biznesin e kryeqytetit - Vathi: Turizmi historiko-kulturor, më i rëndësishëm se ai bregdetar

Nga SCAN TV
Turistët e huaj “ushqyen” biznesin e kryeqytetit - Vathi:

Në Tiranë gjatë vitit 2022, turistët kontribuan pozitivisht në bizneset dhe aktivitetet e  ndryshme të kryeqytetit. Sipas ekspertëve të turizmit Tirana i ofron të huajve turizëm kulturor e historik. Turizmi 365 ditor për tur-operatorët është më i rëndësishëm, sepse e mban të ushqyer në mënyrë të njëtrajtshme biznesin në të gjithë vitin.

“Turizmi historik-kulturor në Shqipëri ka qenë domiunues në të gjithë periudhën, e deri kur filloi të promovohej turizmi bregdetar. Ky turizëm është mjaft i rëndësishëm pasi tërheq dhe shet interesin për pasuritë historike dhe kulturore shqiptare.”

Por pyetja qëndron se sa është rritur xhiroja e bizneseve nga kontributi i turistëve?

Në anketë u përzgjodhën në mënyrë rastësore 150 aktivitete, ku bënin pjesë hotele, restorante, fast-foode dhe bar-kafe.

Rritja e çmimeve si dhe shtimi i turistëve gjatë vitit që lamë pas, indeksi shënoi rritje 9% në sektorin Shërbime Akomodimi si dhe për sektorët Bar-Kafe, Fast- food dhe Restorante ka shënuar përkatësisht 7.4% rritje.

Në bashkinë e Tiranës, turizmi ka konstribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në vlerën e rreth 54,8 milionë lekëve.

Diamila Leka/ SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat