Shqipëria Postuar më 17 Prill 2023, 11:09

“Bursa e energjisë elektrike, e paplotë pa kompanitë private” - Preçi: Pjesëmarrës vetëm kompanitë publike. Privatët skeptikë për shkak të politikave

Nga SCAN TV
“Bursa e energjisë elektrike, e paplotë pa kompanitë

Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, pa pjesëmarrjen e kompanive private është e paplotë”. Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi komenton nisjen e funksionimit të këtij instrumenti me zhvillimin e ankandit të parë në datën 11 prill, ku anëtare janë vetëm kompanitë publike të energjisë.

Sipas Preçit, kompanitë energjetike të sektorti privat janë skeptike për listimin në bursë, edhe për shkak të nisjes së operimit në një kohë kur në vend aplikohen masat e gjendjes së jashtëzakonshme në furnizimin me energji elektrike.

Për të krijuar një bursë energjie të plotë, eksperti thotë se është e nevojshme që të merren për bazë praktikate mira të ndjekura më herët nga vende më të zhvilluar.

Bursa Shqiptare  e Energjisë Elektrike është e dyta në Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që aktualisht janë anëtarësuar vetëm kompanitë publike të energjisë e më konkretisht, 3 kompanitë e OSHEE Group, OST dhe KESH.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat