Europa Postuar më 17 Prill 2023, 10:40

Bonus për ata që punësojnë persona nën 30 vjeç - Punëdhënësit në Itali nuk paguajnë 60% të pagës së tyre

Nga SCAN TV
Bonus për ata që punësojnë persona nën 30 vjeç -

Për të neutralizuar ushtrinë e “Neet”, që do të thotë 3 milion të rinjtë të cilët nuk punojnë dhe as nuk studiojnë, në Itali, qeveria e kryeministres Meloni është gati të përdorë një nxitës të detyrueshëm. Detajet janë pjesë e projektligjit të punës që pritet të diskutohet në Këshillin e ministrave ditët e ardhshme

Risia është kjo: Punëdhënësit privat që punësojnë këta të rinj nën moshën 30 vjec, të cilët janë të regjistruar në programun operativ kombëtar “Iniciativa për punësimin e të rinjve”, përfitojnë nga kjo nismë e qeverisë duke mos paguar nga xhepat e tyre 60% të pagës së tyre për 12 muaj. Projektligji shpjegon qartë se bëhet fjalë për punësime që do të nisen nga data 1 qershor e deri në fund të këtij viti.

Kontributi njihet për kontratat me afat të pacaktuar, duke përfshirë kontratat e përkohshme, si dhe për praktikantët. Nisma nuk vlen për marrëdhëniet e punëve në shtëpi. Sipas raportit teknik, në vitin 2023 masa mund të prodhojë rreth 70 mijë punësime të reja të të rinjve nën 30 vjeç, nga të cilët 56% - 39 mijë individë - me kontratë të qëndrueshme ose praktikë profesionale, për një pagë mesatare mujore prej 1300 eurosh.

Subvencioni paguhet me një rregullim në deklaratat mujore të kontributeve. Kërkesa për përdorimin e stimulit dërgohet, nëpërmjet një procedure të caktuar telematike, në INPS, e cila brenda pesë ditëve, gjithmonë online, komunikon disponueshmërinë e burimeve për aksesin në incentivë. Nëse po, në favor të aplikantit, aktivizohet një rezervë shumash e barabartë me shumën e pritur të stimulimit. Kontrata e stimulimit duhet të nënshkruhet brenda shtatë ditëve dhe brenda shtatë ditëve në vijim duhet t'i komunikohet INPS-it përcaktimi i marrëdhënies së punës. Në rast të mosrespektimit të këtij afati, aplikanti humbet rezervën e shumës në favor të tij, e cilt më pas vihet në dispozicion të përfituesve të tjerë të mundshëm.

Masa mbulohet, për vitin 2023, me 80 milionë euro në programin operacional kombëtar “Iniciativa për punësimin e të rinjve”, sipas ndarjes rajonale të identifikuar nga një dispozitë Anpal që do të nxirret brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e Dekretit të Punës. Për vitin 2024, mbulimi vlerësohet në 51.8 milionë euro.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 17 Prill

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan e ka nisur edhe këtë javë negativisht duke humbur sërish pikë gjatë fundjavës teksa ka kapur nivelin e 102 lekë duke u blerë sot me 102 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat