Europa Postuar më 17 Prill 2023, 09:39

Bursat e nisin javën në rritje - Investitorët, të fokusuar te fitimet tremujore të korporatave

Nga SCAN TV
Bursat e nisin javën në rritje - Investitorët, të fokusuar

Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë të fokusuar te fitimet tremujore të korporatave, që mund të japin një panoramë më të qartë mbi gjendjen e ekonomisë amerikane.

Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.2%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor pozitiv. Sektori minerar realizon fitimet më të mëdha, në rritje me rreth 1%. Investitorët po presin të mësojnë më tepër në lidhje me shëndetin e sektorit bankar, pas kolapsit të disa institucioneve financiare muajin e kaluar në Shtetet e Bashkuara, pas problemeve me likuiditetin.

Ndërkohë, guvernatori i Bankës së Finlandës, Olli Rehn, njëkohësisht anëtar i Bankës Qendrore Europiane, deklaroi për CNBC se normat e interesit do të arrijnë majën në verë dhe më pas, në varësi të ecurisë së çmimeve mund të fillojë tendenca në rënie. Investitorët po presin edhe të dhënat mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto në Kinë dhe në Gjermani, që do të publikohen më vonë gjatë kësaj jave.

SCAN

Shqipëria 17 Prill

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan e ka nisur edhe këtë javë negativisht duke humbur sërish pikë gjatë fundjavës teksa ka kapur nivelin e 102 lekë duke u blerë sot me 102 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat