Europa Postuar më 17 Prill 2023, 10:10

Itali, POS merr një rol të ri - “Spiun” për të minimizuar evazionin fiskal

Nga SCAN TV
Itali, POS merr një rol të ri - “Spiun” për të

Zbulohet një rol i ri për POS në Itali. Aparati i famshëm që lejon të paguash faturën me monedhë elektronike që aktualisht në shumë pika të Italisë është vështirë që të lidhet apo që të jetë realisht aktiv. Qeveria italiane konfirmoi vendimin duke renditur dhe njëherë ndër prioritetet kryesore luftën kundër evazionit.

POS dhe përdorimi i tij i munguar, në këtë mënyrë, mund të transformohet që nga ky vit në një spiun evazioni duke i lejuar autoriteteve të regjistrojnë menjëherë tregtarin, profesionistin apo artizanin që nuk përdorin në mënyrë korrekte aparatin për të pranuar pagesa dixhitale.

Risitë e miratuara nga qeveria Draghi në vitin 2022, me në krye aplikimin e sanksioneve që nga 1 janari 2023, si për shembull transmetimi i detyrueshëm telematik i agjencisë së të ardhurave, nga ana e bankave dhe ndërmjetësuesve dinaciarë, të të dhënave identifikuese të mjeteve të pagesës elektronike të vëna në dispozicion, do i lejojnë administratës financiare të përdorë të dhënat e faturave elektronike të telematikëve korrespondues të transmetuara nga aktivitetet tregtare duke i ndërthutur me të dhënat e POS.

Detyrimi për të pranuar para elektronike fillimisht u prezantua për transaksionet e kryera në favor të operatorëve që kryejnë shitjen e mallrave ose shërbimeve për konsum final, dhe vetëm më pas u shtri në transaksionet e kryera në favor të të gjithë operatorëve ekonomikë, pra duke përfshirë Operatorët (transaksionet e ndërmjetme ndërmjet kompanive) dhe (transaksionet përfundimtare me Administratën Publike).

Mospranimi i një pagese të çfarëdolloj shume me anë të kartelave të pagesës, bëhet objekt i një sanksioni administrativ monetar në shumën fikse prej 30 eurosh, i shtuar megjithatë, për të siguruar proporcionalitet të duhur në lidhje me subjektin e operacionit, për një shumë të barabartë me 4% të vlerës së transaksionit të refuzuar.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 17 Prill

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan e ka nisur edhe këtë javë negativisht duke humbur sërish pikë gjatë fundjavës teksa ka kapur nivelin e 102 lekë duke u blerë sot me 102 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat