Nafta, e qëndrueshme pranë 86 USD për fuçi - Mbështetet nga lajmet se OPEC+ mund ta ulë më tej prodhimin

Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa një mbështetje po e gjen nga planet e OPEC+ për të ulur më tej prodhimin. Gjithashtu, investitorët po presin disa të dhëna që do të publikohen në Kinë, të cilat do të japin një panoramë më të qartë mbi rimëkëmbjen e kërkesës në ekonominë e dytë më të madhe në botë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 86 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 82 dollarë për fuçi.
Të dyja kontratat publikuan fitime për të katërtën javë me radhë, seria më e gjatë e fitimeve që nga mesi i vitit 2022. Çmimet po gjejnë një mbështetje edhe nga raporti i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, e cila parashikon se kërkesa globale do të rritet në 101.9 milionë fuçi në ditë, gjatë këtij viti, 2 milionë fuçi më shumë se vitin e kaluar. Investitorët po presin edhe të dhënat mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto në Kinë, për tremujorin e parë të këtij viti.
Në fokus të tregjeve do të jenë edhe fitimet tremujore të korporatave, që mund të përcaktojnë edhe politikën monetare që do të ndjekë Rezerva Federale.
SCAN
Sondazh

Polonia dhe Hungaria ndalojnë importet e drithërave nga Ukrainë për të mbrojtur fermerët vendas!
Polonia dhe Hungaria kanë rënë dakord të ndalojnë përkohësisht importet e drithërave dhe dhjetëra produkteve të tjera ushqimore nga Ukraina, në një veprim që......

Dollari rikuperon pjesërisht humbjet - Ndryshojnë pritshmëritë, FED mund ta rrisë normën bazë të interesit
Dollari amerikan po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, pasi kanë ndryshuar pritshmëritë në lidhje me politikën monetare që do të ndjekë Rezerva Federale në......

Bursat e nisin javën në rritje - Investitorët, të fokusuar te fitimet tremujore të korporatave
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë të fokusuar te fitimet tremujore të korporatave, që mund të japin një......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka nisur edhe këtë javë negativisht duke humbur sërish pikë gjatë fundjavës teksa ka kapur nivelin e 102 lekë duke u blerë sot me 102 lekë......

Ku është jetëgjatësia me e lartë dhe më e shkurtër në Europë?!
Vlerësimet e jetëgjatësisë janë një mjet kritik për të mbajtur gjurmët e mirëqenies së shoqërisë, por për politikëbërësit, tendencat janë gjithashtu thelbësore......

‘Taksoni të pasurit’: Si mund të ndihmojë 'taksa e miliarderit' të përballemi me ndryshimet klimatike?!
Kur vjen puna për të luftuar krizën klimatike, ne të gjithë kemi një rol për të luajtur. Nga riciklimi tek zgjedhja e ushqimeve me bazë bimore dhe riciklimi......

Shkencëtarët tregojnë se sa e rrezikshme është mungesa e gjumit dhe gjumi i tepërt!
Rezulton se mungesa e gjumit kërcënon jo vetëm çrregullimet mendore, nervozizmin dhe halucinacionet. Pasoja më e rëndë që mund të shfaqet nga mungesa e gjumit......

Mjekët përmendin disavantazhet e konsumit të përditshëm të bananeve!
Edel Strazimiri / SCAN A e dini se bananet nuk janë një frut aq i padëmshëm pasi konsumi i tyre i përditshëm mund të dëmtojë vërtet shëndetin. Në ditët......