Bota Postuar më 17 Prill 2023, 09:42

Dollari rikuperon pjesërisht humbjet - Ndryshojnë pritshmëritë, FED mund ta rrisë normën bazë të interesit

Nga SCAN TV
Dollari rikuperon pjesërisht humbjet - Ndryshojnë

Dollari amerikan po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, pasi kanë ndryshuar pritshmëritë në lidhje me politikën monetare që do të ndjekë Rezerva Federale në Shtetet e Bashkuara. Pas publikimit të të dhënave mbi shitjet me pakicë dhe fitimet tremujore të korporatave, investitorët po vlerësojnë se Banka Qendrore Amerikane do të rrisë normën bazë të interesit me 25 pikë përqindje në takimin e majit.

Shitjet me pakicë ranë më shumë se parashikimet e analistëve, gjatë marsit, ndërsa fitimet e tremujorit të parë për JPMorgan, Citigroup dhe Wells Fargo rezultuan më mirë se parashikimet e analistëve. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 101.6, duke u rimëkëmbur nga niveli më i ulët në 1 vit, prej 100.7, të regjistruar të premten e kaluar.

Tashmë analistët vlerësojnë se ka 81% mundësi që Rezerva Federale të rrisë normën bazë të interesit me 25 pikë bazë, në takimin e 3 majit. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin ka rënë ndjeshëm duke zbritur poshtë 30 mijë dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 2100 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 17 Prill

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan e ka nisur edhe këtë javë negativisht duke humbur sërish pikë gjatë fundjavës teksa ka kapur nivelin e 102 lekë duke u blerë sot me 102 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat