Automjetet elektrike mbeten të shtrenjta - Pjesa më e madhe e njerëzve nuk i përballojnë dot çmimet

Automjetet elektrike mbeten një luks i papërballueshëm për shumicën europianëve, pasi pavarësisht subvencioneve shtetërore, kostoja e blerjes është në disa raste edhe dyfishi i një automjeti konvencional.
Prandaj, edhe pse në Europë më shumë se një në pesë automjete aktualisht janë elektrike - thjesht elektrike ose hibride - në më shumë se gjysmën e vendeve anëtare të Bashkimit Europian pjesa përkatëse e tregut është nën 10%. Pjesa e tregut është e lartë vetëm në vendet e Europës Veriore, udhëhequr nga Suedia, ku më shumë se gjysma e automjeteve të shitura në 2022 - shin ishin elektrike. Kjo lidhet në një masë shumë të madhe, siç thekson Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA), kryesisht me të ardhurat e familjeve, por edhe me rritjen e shqetësimeve mjedisore.
Në Greqi, pjesa e tregut të automjeteve elektrike ishte 7.9% në vitin 2022, një përqindje që do të ishte shumë më e ulët nëse nuk do të kishte pasur subvencione në kuadër të programit ‘Move Electric’. Programi në fjalë, dhe në veçanti ‘Move Electric 2’, zgjat për të gjithë vitin 2023 deri në shterimin e buxhetit - është vendosur në 50 milionë euro - përmes të cilit subvencionohet blerja ose dhënia me qera e vetëm një automjeti elektrik me 30% të çmimit të shitjes me pakicë para taksave dhe deri në shumën 8 mijë euro.
Pjesa e mësipërme e tregut është një nga më të ulëtat në BE dhe më e vogla pas Qipros në Europën Jugore. Përjashtim bën Portugalia, e cila pavarësisht të ardhurave neto për frymë relativisht të ulëta – 14.897 euro në 2021- shin, ka një pjesë të lartë të tregut të automjeteve elektrike me 21.70%. Arsyeja është se subvencionet dhe stimujt tatimorë për blerjen e automjeteve elektrike janë aplikuar në Portugali që nga viti 2017.
Një faktor frenues për blerjen e një automjeti elektrik është mungesa e një rrjeti të madh stacionesh karikimi. Sipas të dhënave të ACEA, megjithëse shitjet e automjeteve elektrike janë rritur 17-fish që nga viti 2016, numri i stacioneve të karikimit në të gjithë Europën është rritur vetëm gjashtëfish në të njëjtën periudhë. Në Greqi vitin e kaluar kishte 1021 pika, por ato janë në rritje.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Bonus për ata që punësojnë persona nën 30 vjeç - Punëdhënësit në Itali nuk paguajnë 60% të pagës së tyre
Për të neutralizuar ushtrinë e “Neet”, që do të thotë 3 milion të rinjtë të cilët nuk punojnë dhe as nuk studiojnë, në Itali, qeveria e kryeministres Meloni......

Yellen paralajmëron: Sanksionet mund të rrezikojnë hegjemoninë e dollarit amerikan!
Sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Rusisë dhe vendeve të tjera nga Shtetet e Bashkuara e vënë në rrezik dominimin e dollarit pasi vendet e synuara kërkojnë......

Itali, POS merr një rol të ri - “Spiun” për të minimizuar evazionin fiskal
Zbulohet një rol i ri për POS në Itali. Aparati i famshëm që lejon të paguash faturën me monedhë elektronike që aktualisht në shumë pika të Italisë është......

Skema e garancisë së depozitave - Banka e Anglisë kërkon reformën urgjente të saj
Banka e Anglisë po shqyrton një rishikim urgjent të skemës së saj të garancisë së depozitave, duke përfshirë rritjen e shumës së mbuluar për bizneset dhe......

Nafta, e qëndrueshme pranë 86 USD për fuçi - Mbështetet nga lajmet se OPEC+ mund ta ulë më tej prodhimin
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa një mbështetje po e gjen nga planet e OPEC+ për të ulur më tej prodhimin. Gjithashtu, investitorët......

Polonia dhe Hungaria ndalojnë importet e drithërave nga Ukrainë për të mbrojtur fermerët vendas!
Polonia dhe Hungaria kanë rënë dakord të ndalojnë përkohësisht importet e drithërave dhe dhjetëra produkteve të tjera ushqimore nga Ukraina, në një veprim që......

Dollari rikuperon pjesërisht humbjet - Ndryshojnë pritshmëritë, FED mund ta rrisë normën bazë të interesit
Dollari amerikan po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, pasi kanë ndryshuar pritshmëritë në lidhje me politikën monetare që do të ndjekë Rezerva Federale në......

Bursat e nisin javën në rritje - Investitorët, të fokusuar te fitimet tremujore të korporatave
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë të fokusuar te fitimet tremujore të korporatave, që mund të japin një......