Forcohet besimi për bankat në SHBA - Regjistrohen rritje në depozita në fillim të muajit prill

Depozitat në bankat tregtare të SHBA-së shënuan rritje në fillim të prillit në një shenjë të përtërirë besimi në sektorin bankar pas daljeve masive të depozitave pas dështimit të muajit të kaluar të dy bankave të mëdha rajonale.
Të dhënat e publikuara nga Rezerva Federale treguan se depozitat në të gjitha bankat tregtare u rritën në 17.43 trilionë dollarë në javën e përfunduar më 5 prill, mbi një bazë jo të rregulluar sezonalisht, nga 17.35 trilionë dollarë një javë më parë.
Rritja u nda pothuajse në mënyrë të barabartë midis 25 bankave më të mëdha dhe bankave të vogla dhe të mesme. Kjo i la depozitat në bankat më të mëdha mbi nivelet para falimentimit të Silicon Valley Bank dhe Signature Bank, por në bankat e vogla janë ende më pak se nivelet e tyre të mëparshme.
Bankat e vogla u goditën veçanërisht rëndë nga flukset dalëse të depozitave pas dështimeve të njëpasnjëshme, me disa depozitues që zhvendosnin paratë e gatshme në institucione më të mëdha me shqetësimet se llogaritë me bilanc që tejkalojnë kufirin federal të sigurimit prej 250 mijë dollarësh mund të jenë në rrezik.
Pas më shumë se një viti rritjesh të mprehta të normave të interesit nga FED që synon ngadalësimin e ekonomisë dhe ftohjen e inflacionit, trazirat bankare të muajit të kaluar dukej se do të krijonin kushte edhe më të shtrënguara kreditimi sesa ato që po jepeshin nga rritja e normës së Fed.
Një rënie e depozitave mund t'i lërë bankat me kapacitet të zvogëluar për kredi, megjithëse ende të dhënat e FED nuk kanë treguar shumë ndikim. Huatë dhe qiratë në të gjitha bankat ranë në 12.06 trilionë dollarë, nga 12.07 trilionë dollarë një javë më parë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Automjetet elektrike mbeten të shtrenjta - Pjesa më e madhe e njerëzve nuk i përballojnë dot çmimet
Automjetet elektrike mbeten një luks i papërballueshëm për shumicën europianëve, pasi pavarësisht subvencioneve shtetërore, kostoja e blerjes është në disa......

Bonus për ata që punësojnë persona nën 30 vjeç - Punëdhënësit në Itali nuk paguajnë 60% të pagës së tyre
Për të neutralizuar ushtrinë e “Neet”, që do të thotë 3 milion të rinjtë të cilët nuk punojnë dhe as nuk studiojnë, në Itali, qeveria e kryeministres Meloni......

Yellen paralajmëron: Sanksionet mund të rrezikojnë hegjemoninë e dollarit amerikan!
Sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Rusisë dhe vendeve të tjera nga Shtetet e Bashkuara e vënë në rrezik dominimin e dollarit pasi vendet e synuara kërkojnë......

Itali, POS merr një rol të ri - “Spiun” për të minimizuar evazionin fiskal
Zbulohet një rol i ri për POS në Itali. Aparati i famshëm që lejon të paguash faturën me monedhë elektronike që aktualisht në shumë pika të Italisë është......

Skema e garancisë së depozitave - Banka e Anglisë kërkon reformën urgjente të saj
Banka e Anglisë po shqyrton një rishikim urgjent të skemës së saj të garancisë së depozitave, duke përfshirë rritjen e shumës së mbuluar për bizneset dhe......

Nafta, e qëndrueshme pranë 86 USD për fuçi - Mbështetet nga lajmet se OPEC+ mund ta ulë më tej prodhimin
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa një mbështetje po e gjen nga planet e OPEC+ për të ulur më tej prodhimin. Gjithashtu, investitorët......

Polonia dhe Hungaria ndalojnë importet e drithërave nga Ukrainë për të mbrojtur fermerët vendas!
Polonia dhe Hungaria kanë rënë dakord të ndalojnë përkohësisht importet e drithërave dhe dhjetëra produkteve të tjera ushqimore nga Ukraina, në një veprim që......

Dollari rikuperon pjesërisht humbjet - Ndryshojnë pritshmëritë, FED mund ta rrisë normën bazë të interesit
Dollari amerikan po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, pasi kanë ndryshuar pritshmëritë në lidhje me politikën monetare që do të ndjekë Rezerva Federale në......