Shqipëria Postuar më 17 Prill 2023, 11:08

Nuk ndalen borxhet e ujësjellësve ndaj OSHEE - 18.18 mld lekë të papaguara, plani për reduktimin e stokut mbetet në letër

Nga SCAN TV
Nuk ndalen borxhet e ujësjellësve ndaj OSHEE - 18.18 mld lekë

Plani i qeverisë për reduktimin e stokut të detyrimeve të prapamebtura të energjisë ka mbetur në letër, pasi borxhet e ujësjellësve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për fatura të papaguara u rritën sërisht gjatë vitit 2022.

vlera e faturave të palikujduara arriti në rreth 18.18 mld lekë, nga 15.72 mld lekë që kjo vlerë ishte në fund të vitit 2021. Kjo është shifra më e lartë e akumuluar ndonjëherë nga institucionet jobuxhetore, të paktën që nga vitin 2010, kur gjithsesi borxhi ishte ndjeshëm më i ulët se vlerat e sotme me rreth 2.7 mld lekë të papaguara.

Nisur nga akulimi i detyrimeve të prapambetura, në dhjetor të vitit 2020 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo e Financave dhe Ekonomisë miratuan një plan veprimi që ndër të tjera synonte reduktimin e qëndrueshëm të stokut të detyrimeve të prapambetura të akumuluara ndërmjet kompanive, pjesë e të cilit ishin edhe borxhet e ujësjellësve.

Gjithsesi, të dhënat zyrtare tregojnë se edhe pas miratimit të këtij plani në asnjë moment nuk ka patur tendencë në rënie të faturave të papaguara të energjisë elektrIke nga kjo kategori klientësh. Në fakt, pas korrikut 2015 tendenca për të mos paguar energjinë e konsumuar ka qenë vetëm në rritje, për të arritur në rekodin e muajit dhjetor 2022.

Ola Mitre / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat